Li Qiang-u uron Christopher Luxon-in për zgjedhjen si kryeministër i Zelandës së Re
2023-11-28 15:04:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën, kryeministri kinez Li Qiang i dërgoi një mesazh z. Christopher Luxon për ta uruar për zgjedhjen si kryeministër i Zelandës së Re.

Kreu i qeverisë kineze u shpreh në mesazh se Kina dhe Zelanda e Re janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi. Gjatë 50 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate frytdhënëse, duke u sjellë të dy popujve përfitime.

"Qeveria kineze u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Zelandën e Re. Unë jam i gatshëm të punoj së bashku me Ju dhe me qeverinë e re neozelandeze për të forcuar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, për të shtuar shkëmbimet miqësore dhe për të çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh," theksoi Li. (Fani)