
CFP
Banka qendrore kineze ruajti rritjen e qëndrueshme të kreditimit në tremujorin e 3-të të sivjetshëm për të mbështetur ekonominë reale, sipas një raporti të publikuar të hënën.
Banka Popullore e Kinës po përdor një sërë mjetesh për të mbajtur qarkullimin e likuiditetit, për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të përmirësuar efikasitetin e burimeve financiare.
Banka rregulloi normat e interesit nëpërmjet operacioneve në tregun e hapur dhe lehtësive të kreditimit afatmesëm në muajin gusht, duke i ulur përkatësisht me 10 dhe 15 pikë bazë, si edhe rregulloi politikat e kredidhënies, duke ulur kufirin e poshtëm për normat e hipotekimit dhe normat e interesit për hipotekat ekzistuese të shtëpive të para.
Përveç rritjes së kreditimit, banka qendrore kineze është fokusuar edhe në përmirësimin e efikasitetit të kredive ekzistuese.
Politikat e bankës kanë shumë efektive gjithashtu edhe në mbështetjen e ndërmarrjeve private. Bilanci i kredive të vogla dhe mikrokredive për ndërmarrjet private u rrit nga 11.6 trilionë juanë në fund të vitit 2019 në 28.7 trilionë juanë në fund të shtatorit të këtij viti, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej mbi 25 për qind.
Bilanci i kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të bazuara në teknologji ishte 2.4 trilionë juanë deri më shtator 2023, 22.6 për qind më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
