Tirana vishet kuqezi për 111-vjetorin e Pavarësisë
2023-11-28 10:20:41

Tirana kuqezi (Foto Facebook Digitalb)

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh, e cila do të kulmojë me Paradën e Shqiptarëve.

Për herë të parë, rreth 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse do të marrin pjesë në këtë aktivitet, njofton “ATSH”.

Mbi 200 ansamble, grupe e shoqata do të demonstrojnë traditat e të gjitha trevave shqipfolëse.

Takimi do të bëhet te sheshi “Nënë Tereza” për të përshkuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skëndërbej”.

Parada do të zgjasë rreth 2-3 orë dhe do të kulmojë me një ngritje simbolike të flamurit shqiptar.  (Fatosi)