
CFP
Ministria e Jashtme e Kinës e nxiti të martën Japoninë që të marrë parasysh seriozisht kërkesat e palëve përkatëse për kompensim lidhur me lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore nga centrali i dëmtuar i Fukushimës në Oqeanin Paqësor.
Derdhja e ujërave të ndotura bërthamore në det ka ndikuar në shëndetin e të gjithë njerëzve, mjedisin detar global dhe interesat publike globale, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë shtypi në Pekin.
Ai i tha këto në përgjigje të raporteve që Kompania Elektrike e Tokios, operatori i këtij centrali, ka nisur kohët e fundit procedurat e vlerësimit të dëmeve për viktimat në Japoni nga shkarkimi i ujërave të ndotura, që filloi më 24 gusht.
"Pala japoneze duhet të marrë parasysh seriozisht jo vetëm shqetësimet e popullit të vet, por edhe për shqetësimet e mëdha të bashkisë ndërkombëtare, veçanërisht të vendeve fqinje," tha Wang. (Xu Guang)
