
Foto Atsh
Trembëdhjetë marinarë janë të zhdukur pasi një anije mallrash u mbyt rreth 4.5 milje detare në jugperëndim të ishullit të Lesbos, njoftoi Roja Bregdetare greke, bën të ditur “ATSH”.
Një ekuipazh i helikopterit të shpëtimit arriti të shpëtonte një nga marinarët pas mbytjes së anijes.
Anija e mallrave “Raptor” dërgoi një sinjal shqetësimi, e cila më pas u fundos për arsye që mbeten të paqarta.
Anija me flamurin e Komoreve ishte nisur nga Egjipti për në Stamboll, sipas faqes detare “Marinetraffic.com”. Ekuipazhi i saj ishte nga Siria, India dhe Egjipti.
Një fregatë e Marinës greke dhe tre varka të Rojës Bregdetare morën pjesë në operacionin e shpëtimit në shkallë të gjerë.
Një stuhi e fortë ka shpërthyer në të gjithë Evropën Juglindore që nga e shtuna.
Pothuajse, të gjitha lidhjet e trageteve midis ishujve grekë dhe kontinentit janë anuluar. (Fatosi)
