Moti i keq me dëborë, ARRSH: Qarkullim pa probleme në akset nacionale
2023-11-28 10:38:42

Rruge me debore (Foto Topchannel)

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur të hënën se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale të vendit, pasi i gjithë territori u përfshi nga reshjet e shiut dhe dëborës, njofton “ATSH”.

Gjatë orëve të natës dhe mëngjesin e të hënës reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara, ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore.

ARRSH-ja informoi se grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prani të dëborës për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

ARRSH-ja këshillon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prani dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. (Fatosi)