Franca fiton Eurovizionin për të rinj, Shqipëria renditet e 8-a
2023-11-28 11:15:15
Foto Rtsh
Franca ka triumfuar në Eurovizionin për të rinjtë që u zhvillua gjatë fundjavës në Nisë, njofton “RTSH”.
Në konkurs dolën në skenë 16 këngëtarë, mes tyre edhe shqiptarja Viola Gjyzeli.
Pas votimit të shteteve përkatëse dhe pas votimit të jurisë profesioniste, Franca arriti të fitonte me këngëtaren Zoé Clauzure me këngën “Zemra”.
Shqipëria u rendit në vendin e tetë me këngëtaren Viola Gjyzeli e cila interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe këngën “Bota ime”. (Fatosi)
Lajmet Kryesore