Përfundon “screening”, kryediplomati shqiptar: Një tjetër hap i rëndësishëm për integrimin evropian
2023-11-27 16:20:32

Foto Cna

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening”, përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel, duke shënuar një tjetër hap shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian.

Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe.

“Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me BE-në dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit”,- tha ministri Hasani, duke theksuar se hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. (Fatosi)