Shqipëria përfshihet nga reshjet e dëborës
2023-11-27 16:21:54

Foto Shqiptarja.com

Dëbora ka përfshirë në fundjavë disa zona të Shqipërisë. duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e malit të Dajtit. Borëbastrueset kanë qenë aktive për një qarkullim rrugor pa probleme, njofton “ATSH”.

Në rajonin verior ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë. Grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjithë vendin në terren po punojnë 110 borëpastruese dhe rreth 1100 punonjës.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. (Fatosi)