4 vjet nga tërmeti tragjik, vijon në Shqipëri programi i rindërtimit
2023-11-27 17:20:33

Termeti i 2019-s (Foto Rtsh)

26 nëntori shënoi 4-vjetorin e tërmetit tragjik të 2019-s, ku humbën jetë 51 persona dhe mbi 1 mijë të tjerë u plagosën. Epiqendra e tërmetit ishte në Mamurras, në Shqipërinë qëndrore, me magnitudë 6.4 gradë. Sipas sizmologëve, ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet, shkruan “ATSH”.

Edhe pas 4 vjetëve, qeveria shqiptare vazhdon planin për buxhetimin deri në përfundim të Programit të Rindërtimit për gjithë ndërtesat të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave me vlerë rreth 850 milionë euro. Më shumë se 200 mijë qytetarë u prekën nga tërmeti  dhe 17 mijë njerëz u zhvendosën për shkak të humbjes së shtëpive të tyre. (Fatosi)