Kryeqyteti i lashtë rindez dëshirën për jetën e çiftit kroat
2023-11-27 11:52:01


Foto nga China Daily

Kur artisti kroat Ivica Simiç mbërriti për herë të parë në Xi'an, provincën Shaanxi, në vitin 2015, ai u dashurua menjëherë me historinë mijëravjeçare të ekspozuar në qytet, e mishëruar nga muret e vjetra të qytetit dhe varret perandorake me famë botërore.

"Rrënjët e kulturës kineze janë këtu, dhe ju mund ta ndjeni atë nga toka," tha ai për një qytet që dikur ishte kryeqyteti i 13 dinastive të lashta kineze.

Simiç i besoi instinkteve të tij dhe vendosi të transferohej në Xi'an me gruan e tij, Vitomira Loncar, një aktore dhe producente filmash. Por përshtypjet e saj të hershme për qytetin nuk ishin të favorshme.

"Një ditë, ai ishte duke punuar dhe më tha të ecja nëpër një park afër hotelit tonë. Erdha në buzë të rrugës dhe nuk kishte semafor. Qëndrova aty dhe fillova të qaja," tha ajo. "Më mori gati një orë të prisja për të kaluar rrugën dhe mendova, si t'i them se nuk mund të mbijetoj në këtë qytet."

Tetë vjet më vonë, çifti tani janë të dy profesorë në Universitetin Xi'an Eurasia. Ata kanë lënë mënjanë prej kohësh mendimet e tyre të ndryshme për qytetin dhe kanë zhvilluar lidhje të forta me Xi'an-in përmes mësimdhënies së studentëve, vizitës së vendeve historike ose thjesht shëtitjeve në këmbë dhe eksplorimit me autobus.

"Kjo është shtëpia jonë tani. Këtu jetojmë dhe ndjejmë se i përkasim këtij vendi," tha Simiq.

Në moshën 70-vjeçare, ai jep mësime për teatër dhe arte skenike për fëmijë dhe të rinj në Shkollën Humane dhe Edukative të universitetit. Para se të transferohej në Xi'an, ai kishte interpretuar dhe drejtuar teatër për fëmijë në vendin e tij, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Rumani dhe Gjermani.

Në Xi'an, një nga momentet e tij artistike më domethënëse dhe emocionale erdhi nga një takim me punëtorët e fermave lokale.

"Unë isha duke ecur rreth një qendre kulturore ku ka një teatër të vogël në natyrë midis ndërtesave të tjera, dhe një grup fermerësh vendas po luanin muzikë me instrumente tradicionale," tha ai. “Unë isha i vetmi anëtar i audiencës, i vetëm në atë hapësirë të madhe të jashtme.

"Në atë kohë, isha në një periudhë jo shumë të mirë të jetës sime, duke u ndjerë sikur kisha humbur pasionin dhe interesin tim. Këta fermerë po luanin me aq pasion, dhe unë po i shikoja, duke menduar se kam qenë dikur  një njeri me një pasion të tillë”, tha ai.

Atij i rrodhën lotët ndërsa kujtoi atë moment. “Pasi mbaroi performanca, shkova te bashkëshortja, e përqafova dhe qava, dhe ai po më ngushëllonte duke më thënë në kinezisht ‘mos u shqetëso

"Ky njeri ishte një frymëzim i madh për mua. Dhëmbët e tij ishin të gjithë të errët për shkak të pirjes së duhanit dhe ai vishej me rroba të konsumuara. Por ai ishte aq i mbushur me jetë dhe lumturi, duke shijuar muzikën dhe këndimin," tha ai.

Pavarësisht një fillimi me vështirësi, Loncar tha se magjepsja e saj me qytetin filloi me udhëtime të panumërta me autobusë publikë nëpër metropol dhe vizita të shumta në monumentin e luftëtarëve të famshëm  prej terrakote, në periferi të tij.

Mora një autobus nga kjo anë në atë anë të qytetit dhe të nesërmen do të hipja në një autobus tjetër”, tha ajo. "Sot, unë jam eksperte për autobusët  në Xi'an."

Loncar tha se ajo ka vizituar 13 herë Muzeun e Mauzoleumit të Perandorit Qinshihuang.

"Dua t'u tregoj luftëtarët  prej terrakote studentëve, miqve të mi nga Kroacia  dhe t'i ndihmoj të zbulojnë historinë. Javën e kaluar, isha përsëri atje vetëm dhe çdo herë gjeja diçka ndryshe”, tha ajo.

Në Universitetin Xi'an Eurasia, Loncar mëson komunikimin ndërkulturor dhe menaxhimin e projekteve. Edhe pse në moshën 64-vjeçare, ajo tha se një studente e veçantë ia ka pasuruar jetën.

"Studentja u rrit si një fëmijë  emigrantësh në një fshat. Kur më takoi për herë të parë në zyrë, ajo tha se donte të më tregonte diçka, por nuk mund ta bënte këtë sepse anglishtja e saj ishte shumë e dobët," tha Lonçar.

Gradualisht, si niveli i besimit të vajzës ashtu edhe aftësia e anglishtes filluan të rriteshin.

“Ajo mësoi anglisht sepse donte të më tregonte historinë e saj dhe më shkroi një mesazh së fundmi, duke thënë se tani po studion jashtë vendit, flet anglisht dhe më falënderoi që ia ndryshova jetën”, tha Loncar.

“I thashë burrit tim që edhe nëse do të vija në Kinë vetëm për të ndryshuar jetën e saj, ia vlente”.

 Çifti kroat shprehet se ata marrin forcë nga ndjenja e të qenit të nevojshëm në Xi'an dhe në universitetin ku punojnë.

"Ne jemi vërtet mirënjohës sepse kemi një ndjenjë se ne jemi të nevojshëm këtu. Studentët tanë kanë nevojë për ne dhe ne mund të kontribuojmë në shoqërinë, kulturën, arsimin dhe zhvillimin e përgjithshëm kinez me ekspertizën, njohuritë dhe personalitetet tona," tha Simiç.