Jeton Halimi është Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale prej disa vitesh. Një personazh që shpesh e shohim prezent në mediat ku ka shpifolës dhe që ofron dije për tematika të ndryshme. Jetoni ka zgjedhur të flasë për herë të parë për jetën e tij personale, duke na treguar vështirësitë dhe sukseset e përditshme. Një nga pikat e tij më të forta është puna konsistente dhe në grup për të cilën ai punon çdo ditë që ta forcojë.
Jeton Halimi ( foto personale) 2
CMG: Jeton e nisim bisedën ndryshe, a ju ka ndihmuar leximi në jetë?
Jeton Halimi: Leximi është një armë e fortë që e ka çdo njeri i zgjuar dhe që duhet thjesht ta përdorë dhe të tregohet i qartë e i vendosur për jetën. Nëse do të fitosh në këtë botë duhet të jesh një njeri i lexuar dhe ta vlerësosh librin si diçka tepër të rëndësishme nga e cila ti mund të përthithësh dije që ta përdorësh në çdo fushë të jetës. Mua personalisht më ka ndihmuar sepse ma ka ndriçuar rrugën time. Ajo që unë do të rekomandoja është që çdo i ri apo e re që ndeshet në këtë bisedë dhe e lexon apo dëgjon të jenë përzgjedhës të mirë të librave për të përshtatur shijet e tyre me fushën që punojnë çdo ditë. Eshtë shumë e rëndësishme të lexojmë librat e duhur.
Jeton Halimi ( foto personale)
CMG: A ka qenë për ju e veshtirë rruga e karrierës?
Jeton Halimi: Po ka qenë, por unë kam punuar në konsistencë të plotë, kam ruajtur qëndrueshmëri dhe nuk kam reflektuar asnjëherë pasiguri në jetën time. Në momentin që ju jeni të vendosur dhe te qartë për ku dëshrioni të arrini, çdo gjë bëhet më e lehtë. Në shumicën e rasteve ne nuk jemi të qartë dhe na humbet qëllimi, ndaj dhe të rinjtë gabojnë. Ata duhet të jenë të vendosur dhe pavarësisht çdo vështirësie që kalojnë në jetën e tyre apo momenti që ju duket i pamundur, duhet ta hedhin atë pas krahëve dhe të shohin përpara për të gjetur mundësi më të mira dhe të rriten ngadalë.
CMG: Kush ju ka mbështetur, qëkurse keni qenë adoleshent?
Jeton Halimi: Për këtë aspekt unë do doja që mirënjohjen më të madhe t’ia drejtoja familjes. Familja ime më ka dëshmuar se sa e rëndësishme është të jesh në një ambient shumë të ngrohtë dhe te ofrosh dashurinë pa kushte brenda saj. Ndaj, unë dua që përmes kësaj bisede ta falenderoj familjen time dhe të tregoj tek te gjithë te tjerët që duhet të jenë mirënjohës në familje dhe t’i mbrojnë vlerat e saj.
CMG: Synimet tuaja kanë ardhur duke u shtuar nga njëri vit në tjetrin?
Jeton Halimi (foto personale)3
Jeton Halimi: Besoj që kështu ndodh me të gjithë, synimet vijnë duke u rritur dhe një nga gjërat që unë dua të bëj më shumë në karrierë është të rritem në aspektin profesioal dhe të jemi i qartë dhe korrekt në çdo gjë që bëj. Ndaj nuk mjaftohem me këtu ku jam, dua të shtoj qëllimet dhe synimet e mia.
CMG: Ju jeni produkt i fatit apo punës suaj?
Jeton Halimi: Këtë pyetje e has shpesh dhe përgjigja që i kam dhënë dhe do vijoj t’i jap gjithmonë është se nuk ka fat, por ka punë tepër të lodhshme për veten. Është mirë të mos jetojmë me ëndrra dhe të mos besojmë që gjëra të mira do të na vijnë, por të nisim të punojmë për to vetë ne.
CMG: Ju, si drejtor i këtij insistuti, a mendoni se puna në grup është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër?
Jeton Halimi: Po dhe unë këtë e kam dëshmuar personalisht. Të punosh në grup për plane afatgjata dhe çështje që na prekin të gjithë është shumë e rëndësishme. Një nga planet e mia është që ky insitut të shtrihet në të gjitha vendet e Ballkanit, sepse është e rëndëishme puna në grup dhe me grupe të ndryshme.
CMG: Cili është mesazhi që ndani për profesionistët?
Jeton Halimi dhe grupi i tij i punes ( foto personale)
Jeton Halimi: Dua të jap një mesazh ndryshe, sepse shohim gjithmonë gati të njëjtat, duke qenë që unë jam në këtë fushë dhe në kontakt të përhershëm me njerëz, do doja që mesazhin ta dërgoja tek kolegët apo njerëzit që më rrethojnë, por edhe ata që nuk më njohin. Në jetë duhet të shmangni inatet dhe të rrisni potencialin tuaj, shmangni çdo zili apo dëshirë jo të mirë që keni me kolegët tuaj dhe zgjidhni të punoni në grup. Është bukur të njohësh njerez dhe kultura të reja
Intervistoi Megi Latifi