Shefja e Unicef (Foto Rtsh)
Shefja e agjencisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, e ka cilësuar Rripin e Gazës si vendin më të rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë, përcjell “RTSH”.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Catherine Russell tha se marrëveshja e armëpushimit e arritur me vështirësi midis Izraelit dhe Hamasit nuk do të mjaftonte për të shpëtuar jetën e tyre.
Më shumë se 5300 fëmijë thuhet se janë vrarë në Gaza që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, që përbën 40% të vdekjeve.
Rusell shpjegoi se ishte e tronditur nga ajo që pa në një vizitë të fundit në jug të Gazës.
Përveç bombave, raketave dhe armëve, fëmijët e Gazës janë në rrezik ekstrem nga kushtet katastrofike të jetesës.
Russell përsëriti thirrjen e saj për punonjësit humanitarë që të kenë qasje të qëndrueshme të sigurt në Gaza. (Irma)