Holli i Teatrit të Operas në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve hapi derën dhe mundësinë për të rinjtë me aftësi ndryshe të cilët, e zotëruan skenën me performancat e tyre.
Kjo mbrëmje shërbeu për të theksuar nevojën për krijimin e qendrave terapeutike për këta të rinj, si dhe për të shpalosur objektivin për firmosjen e një memorandiumi të Federatën Shqiptare të Futbollit, për ngritjen e skuadrave sportive për të rinjtë me nevoja të veçanta.
Englantina Bajrami, themeluese e Shoqatës “Autizmi flet”, e cila ndjek dhe mbikqyr të gjitha talentet e reja, shprehet e emocionuar se ky është viti i pestë i këtij organizimi.
Një nga moderatorët e këtij eventi ishte edhe Tarkan Bashllari, një i ri i cili e ka sfiduar autizmin që në moshë të hershme dhe sot është një shkrimtar shumë i mirë.
Tarkan Bashllari ( foto personale)
CMG: Tarkan, si ishte të moderoje për vitin e dytë radhaz këtë gala ?
Tarkan Bashllari: Një emocion i madh që unë t’i bashkohem dy herë të njëjtës skenë dhe mendoj se jam në vendin e duhur për të përjetuar emocione të forta. Jam shumë krenar për veten, por edhe për të gjithë të tjerët që ndajnë të njëjtat talente si unë. Në këtë mbremje unë nuk isha vetëm, kisha një publik të madh që më suportonte në skenë dhe shumë dëshirë që këto emocione t’i rizgjoja. Për mua është ëndërr dhe sfidë që të jem moderator në një skenë të madhe.
CMG: Si i ndihmon, personat me aftësi të veçanta, ky event?Tarkan Bashllari: E vetmja gjë që të rinjtë duan dhe familja e tyre gjithashtu insiston shumë është që ata të jenë më të përfshirë dhe të kenë më shumë mundësi, që insitucionet t’i shohin apo dëgjojnë. Kjo gjë ndodhi sot dhe ka ndodhur në çdo aktivitet të “Autizmit flet”. Ndaj një nga pikat e forta të koncerteve të tilla është që përpos argëtimit që është kryesor dhe që secili vjen për t’u kënaqur, është që zëri i të rinjve dhe ajo që ata përfaqësojnë të shkojë në sytë e dikutj që ka dëshirën e mirë për t’i ndihmuar.
Ju jeni shkrimtar, sa e vështirë është për një person më aftësi ndryshe që të jetë pjesë e një tregu të madh?
Tarkan Bashllari: Unë kam pasur fatin që të kem një suport të madh nga të gjithë dhe të jem një nga ata njerëz që ta vijoj talentin tim, pavarësisht çdo paragjykimi që kam pasur. Talenti është i lindur dhe gjithçka që ka ndodhur në rrugëtimin tim të karrierës është se unë kam qenë i vendosur në gjërat e mia dhe i kam çuar ato deri në fund.
CMG: A keni dëshirë të jepni një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilët janë sot në këtë skenë?
Tarkan Bashllari: Kam bindjen që do vijojnë t’i japin shumë dashuri publikut, jo vetëm në një vit, por çdo vit. Këta fëmijë apo të rinj, edhe unë edhe të gjithë ne japim dashuri pa kushte dhe duam thjesht që të shihemi nga sytë e të tjerëve pa paragjykime, pasi çdo njeri që ka talent mundet të ketë edhe sukses.
Englantina Bajrami ( foto personale)
CMG: Englantina keni pesë vite që e sillni këtë koncert, cili është qëllimi juaj?Englantina Bajrami: Unë sjell një koncert për të rinjtë, për publikun dhe për shpirtrat e atyre fëmijëve që duan ta zbulojnë botën si çdo fëmijë tjetër. Kam plot pesë vite dhe kjo është një mbrëmje gala, nga njëri vit në tjetrin, arrij të kuptoj se sa shumë jemi rritur si Klub, talentet që kanë qenë vijojnë të jenë ende në grupin tonë të ngushtë, ndërsa të rinj i shtohen vazhdimisht grupit. Mua më ka pëlqyer që gjërat t’i bëj në heshtje dhe modesti të plotë, mirëpo ky koncert flet shumë dhe ka një jehonë shumë të madhe.
A keni gjetur mbështetje tek artistët?
Englantina Bajrami: Po! Artistët, të cilët ishin sot në këtë skenë dhe që besoj do jenë dhe në vitet e ardhshme janë treguar shumë të gatshëm, kanë një dashuri apo empati shumë të lartë për këtë kategori fëmijësh dhe unë gjej rastin që pëmes kësaj bisede t’i falenderoj për gatishmërinë e tyre. Ndërsa po ashtu me të njëjtin vlerësim për të disatin vit radhazi, falenderoj insitucionet shtetërore, të cilat e ofruan sërish mbështjeten e tyre për këtë koncert.
CMG: E keni quajtur “Mbrëmje Gala”, pse?
Englantina Bajrami: Sepse e tillë ishte. Ishim si grup në vitin tonë të pestë të themelimit dhe na lindi ideja që këtë vit të vinim në një mbremje të tillë, ku pati shumë pjesëmarrësh. Eventi zgjati mbi tre orë dhe askush nuk iku nga salla deri në performancën e fundit
Intervistoi Megi Latifi