Kina jep certifikatën e re për kleringun bankar, hapet më tej tregu financiar
2023-11-21 17:10:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka Popullore e Kinës, banka qendrore kineze, shpalli më 19 nëntor që, bashkë me Administratën Shtetërore të Mbikëqyrjes financiare të Kinës, ka shqyrtuar dhe ka miratuar aplikimin e paraqitur nga kompania “Mastercard Netsunion” (Pekin) për nisjen e biznesit si institucion kleringu karte bankare, duke dhënë certifikatën për biznes në këtë drejtim.

 

“Mastercard Netsunion” është një kompani në Kinë me investime të përbashkëta nga “Mastercard” dhe “Netsnunion”. Deri tani, Kina ka miratuar dy institucione të huaja të kleringut të kartës bankare të futen në tregun kinez. E para ishte një tjetër kompani amerikane, “American-Express”.

 

Siç mësohet, pas marrjes së lejes zyrtare, “Mastercard Netsunion” mund të publikojë kartën bankare të markës “Mastercard” me monedhën kineze CNY (juan).

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hap i rëndësishëm për hapjen e mëtejshme

Presidenti i “Mastercard Netsunion” dhe bashkëpresident i “Mastercard” Ling Hai tha: “’Mastercard Netsunion’ do të përpiqet të ofrojë zgjidhje inovative me nivel të lartë në pagesa për konsumatorët, institucionet financiare, ndërmarrjet e të gjithë partnerët. Ndërkohë, ‘Mastercard Netsunion’ po pret që bashkë me institucionin e mbikëqyrjes dhe homologët e këtij sektori të japë kontribut për zhvillimin e sistemit të pagesave në Kinë.”

 

Për këtë vendim, drejtori i Laboratorit të Financës dhe Zhvillimit të Shangait, Zeng Gang, u shpreh: “Kjo është një masë konkrete për nxitjen e hapjes me nivel të lartë të Kinës dhe gjithashtu ka treguar besimin dhe vullnetin e Kinës për zgjerimin e hapjes së saj me botën e jashtme.”

 

Sipas drejtorit Zeng Gang, kjo në fakt është përsosja e mëtejshme e sistemit të pagesës, çka është një bazë për zhvillimin e sistemit financiar të Kinës. Miratimi i një institucioni të huaj të kleringut të kartës bankare që të futet në tregun kinez është në të mirë të krijimit të strukturës së tregut mbi kleringun e kartës bankare me konkurrim efikas, të arsyeshëm e të qëndrueshëm dhe të thellimit të reformës strukturore të Kinës në fushën e ofertës në sektorin e pagesave.

 

Kryestudiuesi i kompanisë financiare MUCFC, Dong Ximiao u shpreh që “hapja e tregut të kleringut të kartës bankare është me rëndësi simbolike për hapjen e mëtejshme të Kinës”. Kjo, sipas tij, do të thotë që hapja financiare e Kinës është futur në hapjen e financës infrastrukturore, çka do të nxitë tregun kinez të pagesave të zbatojë më mirë rregullat ndërkombëtare, të përmirësojë nivelin e shërbimeve, të parandalojë rreziqet financiare dhe të nxitë reformat strukturore të sektorit financiar. Krahas kësaj, ajo ka edhe rëndësi të madhe për forcimin e shërbimeve nga sektori financiar për ekonominë reale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë alternativa për pagesë me kartë bankare

Sipas Bankës Popullore të Kinës, në vitin 2020 kompania “Mastercard Netsunion” kishte filluar punët përkatëse përgatitore. Para miratimit, në tregun kinez “Mastercard” mund të publikonte vetëm kartat me marka të përbashkëta (Unionpay-Mastercard) në monedhat juan dhe dollar ose kartat me markën “Mastercard” në dollar ose euro. Ndërsa, pasi ka marrë leje zyrtare nga qeveria kineze, “Mastercard”, në bashkëpunim me bankat kineze, mund të publikojë kartat bankare me markën e unifikuar “Mastercard2 në monedhën juan, çka mund të ofrojë pagesë me juanin kinez brenda e jashtë Kinës.

 

“Mastercard Netsunion” bëri të ditur që do të publikojë sa më parë kartën bankare me markën “Mastercard” në juan dhe do të krijojë rrjetin e pagesës me të gjitha bizneset, çka do të mbështesë kartëmbajtësit të konsumojnë në mbi 100 milionë dyqane brenda e jashtë Kinës.

 

Dong Ximiao u shpreh që me kartat e markës “Mastercard”, do të ketë më shumë mundësi për konsumatorët në Kinë, të cilët mund të bëjnë pagesë direkt me juanin kinez. “Në krahasim me kartat e mëparshme në dy monedhat, do të kursehen tarifat bankare, si këmbimi valutor,” theksoi Dong.

 

Kryeekzekutivi i kompanisë “Mastercard” Michael Miebach, u shpreh: “Kina është një nga tregjet më të rëndësishme të ‘Mastercard’-it. Jemi të inkurajuar që të bëjmë biznes në Kinë me partnerin tonë kinez ‘Mastercard Netsunion’. ‘Mastercard’ do të futet më thellë në tregun kinez, do të ndihmojë zhvillimin cilësor të Kinës, do të nxitë më tej përfitimin e të gjithëve prej ekonomisë digjitale dhe do të çlirojë më shumë mundësi mjaft të çmuara.”

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari ekzekutiv i “Mastercard Netsunion” Zheng Xiaofei u shpreh që kompania do të bashkëpunojë më ngushtë me partnerët përkatës, do të publikojë sa më parë kartën “Mastercard” në juanin kinez dhe do të ndërtojë rrjetin e pagesës që mbështet konsumin në dyqanet brenda e jashtë Kinës. Synimi është “konsumi në botë me një kartë”. “’Mastercard Netsunion’ do të krijojë sistemin e ri të pagesës të sigurt, të lehtë e të digjitalizuar dhe do të bëhet fuqia e re rrugën e Kinës për zhvillim me cilësi të lartë,” tha kryetari ekzekutiv i “Mastercard Netsunion”. (Jiang Lei)