Xi dhe Putini dërgojnë mesazhe të veçanta urimi për mbledhjen e 10-të të mekanizmit të dialogut mes partive në pushtet Kinë-Rusi
2023-11-20 21:03:58

Të hënën u mbajt me anë të videos mbledhja e 10-të e mekanizmit të dialogut mes partive në pushtet të Kinës dhe Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së e president i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin dërguan mesazhe urimi për këtë mbledhje.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në letrën e tij, Xi Jinping-u shprehu urime të ngrohta për hapjen e mbledhjes. Ai tha se po shpejtohen ndryshimet e mëdha në botë, e cila po hyn në një periudhë të re luhatjesh dhe ndryshimesh. Përballë sfidave serioze, marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë ruajtur zhvillimin me cilësi të lartë dhe janë bërë një shembull i mirë i marrëdhënieve midis fuqive të mëdha. Vitin e ardhshëm është 75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Rusisë. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën ruse për të kapur prirjen historike dhe për të zhvilluar me vendosmëri marrëdhëniet dypalëshe me miqësi të përhershme, koordinim gjithëpërfshirës strategjik dhe bashkëpunim me dobi të ndërsjellë.

Xi vuri në dukje më tej se shkëmbimet dhe bashkëpunimi ndërmjet Partisë Komuniste të Kinës dhe partisë “Rusia e Bashkuar” janë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve Kinë-Rusi në epokën e re. Ai shprehu shpresën se, me rastin e mbledhjes e 10-të të mekanizmit të dialogut, të dy partitë do të japin më shumë kontribute për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve kino-ruse, për të ruajtur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të nxitur ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në letrën e tij të urimit se partneriteti gjithëpërfshirës strategjik i koordinimit Rusi-Kinë është në kulmin e të gjitha kohërave. Të dy vendet po promovojnë bashkërisht shumë projekte bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, transportit, energjetikës dhe shkëmbimeve kulturore-njerëzore. Falë platformave dypalëshe dhe mekanizmave shumëpalësh si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) dhe BRICS-i, të dy vendet koordinojnë pozicionet dhe zgjidhin çështjet kryesore ndërkombëtare, duke promovuar formimin e një rendi ndërkombëtar më të drejtë dhe më demokratik.

Kreu i Kremlinit shprehu shpresën se mbledhja e 10-të e mekanizmit të dialogut mes partive në pushtet të Kinës dhe Rusisë do të jetë e pasur dhe konstruktive e do të nxisë thellimin e bashkëpunimit dypalësh.