⁠⁠⁠⁠⁠⁠⁠CMG: Cilën rrugë duhet të ndjekë Azi-Paqësori në tre dekadat e ardhshme?
2023-11-19 16:08:28

foto nga CFP

foto nga CFP

Ky vit përkon me 30-vjetorin e takimit të parë jorformal të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Me këtë rast, shumë njerëz po mendojnë se çfarë lloj rajoni duhet të presim në mesin e këtij shekulli? Në takimin e 30-të APEC-ut që u zhvillua të premten në San Françisko të ShBA-së, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta në nxitjen e rritjes me cilësi të lartë të Azi-Paqësorit, duke premtuar se Kina do të ofronte mundësi të reja për të promovuar zhvillimin modern të vendeve në mbarë botën përmes modernizimit të stilit kinez. Kjo është përgjigjia e Kinës për të ardhmen e Azi-Paqësorit, shkruan Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.

Kur mendojmë për rrugën e Azi-Paqësorit në 30 vitet e ardhshme, mjafton t’i hidhet një vështrim zhvillimit të këtij rajoni gjatë tre dekadave të kaluara. Tarifat doganore mesatare në Azi-Paqësor u ulën nga 17 në 5 për qind, duke kontribuar me 70 për qind në rritjen e ekonomisë botërore, të ardhurat për frymë janë më shumë se katërfishuar dhe 1 miliard njerëz janë nxjerrë nga varfëria… "Mrekullia e Azi-Paqësorit" është e qartë për të gjithë.

foto nga CFP

foto nga CFP

Pas kësaj mrekullie zhvillimore, fshihen dy fjalë kyçe. Njëra është "kanali kryesor", komenton CMG-ja. APEC-u, si një forum i rëndësishëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal, ka nxitur integrimin ekonomik të Azi-Paqësorit gjatë 30 viteve të fundit dhe e ka shndërruar këtë rajon në qendrën e rritjes së ekonomisë botërore. Tjetra fjalë kyçe është "synimi fillestar". APEC-u u krijua menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe në sfondin e globalizimit ekonomik, prandaj ekonomitë e vendeve anëtare ranë dakord që nga fillimi që të kapërcenin kundërvëniet midis blloqeve dhe mendësinë e vjetër të lojës ku fituesi i merr të gjitha. Qëllimi ishte nxitja e zhvillimit ekonomik në të mirë të popujve të rajonit përmes thellimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimit ekonomik, duke propozuar një sërë objektivash si forcimi i një sistemi të hapur tregtar shumëpalësh dhe reduktimi i barrierave për tregtinë dhe investimet rajonale.

Kanë kaluar tre dekada dhe bota ka ndryshuar shumë. Azi-Paqësori është bërë brezi më dinamik i rritjes së ekonomisë botërore, por njëkohësisht përballet me sfida të tilla si deglobalizimi, zhvillimi i pabarabartë, rivaliteti gjeopolitik, ndryshimi klimatik etj. Veçanërisht disa vende të mëdha po nxisin "shkëputjen dhe ndërprerjen" si dhe kundërvëniet midis kampeve, gjë që ka penguar zhvillimin rajonal. Në këtë sfond, presidenti Xi Jinping paraqiti propozimin për "këmbënguljen në synimin fillestar, bashkimin dhe

bashkëpunimin për të punuar së bashku në nxitjen e një rritjeje cilësore në Azi-Paqësor". Ky propozim përputhet me pozicionin e APEC-ut, me prirjen e zhvillimit të kohës dhe shpreh aspiratat e përbashkëta të popujve të rajonit.

foto nga CFP

foto nga CFP

Për realizimin e rritjes me cilësi të lartë në Azi-Paqësor, parakushti është kuptimi i qartë i tendencave dhe prioriteteve të zhvillimit të ardhshëm ekonomik. Në këtë edicion të samitit të APEC-ut, presidenti Xi theksoi nevojën për t’iu përmbajtur "zhvillimi të udhëhequr nga iniovacioni” dhe “zhvillimit të gjelbër” për të drejtuar ecjen e rajonit në rrugën e duhur. Kina ka propozuar nismat për ndërtimin digjital rural dhe identitetin digjital të ndërmarrjeve në kornizën e APEC-ut, si dhe iniciativat e bashkëpunimit për bujqësinë e gjelbër, urbanizimin e qëndrueshëm, transformimin e energjisë me karbon të ulët etj.

Arritja e “rritjes me cilësi të lartë” kërkon bashkëpunimin të koordinuar, veçanërisht vendet e mëdha duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe të luajnë një rol shembullor në ruajtjen e stabilitetit të zinxhëve globalë industrialë dhe të furnizimit, duke përballuar bashkërisht sfidat globale, përfundon komenti i CMG-së.