UNESCO (Foto RTSH)
Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Lajmin e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Ministri ka vlerësuar se roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë ndërsa ka falënderuar të gjitha shtetet anëtare që i besuan Shqipërisë këtë përgjegjësi të rëndësishme.
“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.
Foto nga VCG
Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit.
Foto nga VCG
Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë.
Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ-së për punën e shkëlqyer”, - shkroi ministri në rrjetin social “X”. (Elona)