Women Startup Competition WSC është një kompeticion i përvitshëm në botë i startupeve të drejtuara nga gratë. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre, në mënyrë që të takojnë investitorë, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kompeticioni synon të rrisë raportin aktual shumë të ulët të grave në biznes krahasuar me burrat.
Women Startup Competition WSC lindi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe është rritur vazhdimisht, duke tërhequr gratë sipërmarrëse krijuese, të cilat, përmes programit janë përshpejtuar në autostradën e biznesit. WSC është i pranishëm në 12 vende europiane, duke ofruar gjithashtu një seri trajnimesh dhe konkursesh.
Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, WSC ofron trajnime dhe mundësi për startup-e, për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan. Seria e konkurseve të WSC rrit numrin e ndërmarrjeve inovative, ku shumica e themeluesve janë gra. WSC punon të përmirësojmë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojmë ato, si dhe t’i lidhë ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, investitorët sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm.
Albana Mucaj ( foto personale)
Albana Muçaj, e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë event të përvitshëm flet për emocionet gjatë mbremjes së përzgjedhjes së fituesve.
CMG: Albana si ndiheni që po e sillni këtë event për herë të dytë?
Albana Muçaj: Tërësisht e lumtur dhe plot përgjëgjësi pasi është një event jo i zakonshëm dhe vjen vetëm njëherë në vit. Para një viti ky projekt zuri jetë dhe tani e shohim të konkretizuar që të kthehet në një rutinë të përhershme dhe që t’iu japë mundësine grave dhe vazjave për të qenë të aftësuara në shoqëri përmes ideve të biznesit, çka është më e rëndësishme është se nga njëri vit në tjetrin idetë shtohen dhe vijojnë të jenë ide productive, të cilat do t’i vojnë në ndihmë të shoqërisë përmes mbështjetes së këtyre ideve dhe kthimit të dyte në biznese.
Albana Mucaj ( foto personale)2
CMG: A mendoni se është kjo forma më e mirë për t’i mbështetur gratë dhe vajzat?
Albana Muçaj: Absolutisht, ato kanë treguar në këtë event, por edhe në shumë evente të tjera se janë të gatshme të ndërveprojnë dhe të kenë ide shumë të mira, të cilat mund të vihen lehtësisht në jetë. Të gjithë kemi nevojë për suport dhe qëllimi primar dhe final i këtij eventi ky është t’i mbështesim ato dhe të gjëjnë veten në fusha të caktuara.
CMG: Sa i ka ndihmuar teknologjia këto vajza në hartimin e idesë së tyre?
Albana Muçaj: I ka ndihmuar shumë dhe mendoj se është një nga pikat më të forta që posedon secila prej tyre. Ato janë më të aftësuara përmes teknologjisë dhe çdo mundësi që kjo fushë jus jell përballë e përdorin në aspektin pozitiv.
CMG: A mund të ndani me ne disa detaje nga eventi, si u organizuara apo edhe kush fitoi vendin e parë dhe të dytë?
Albana Muçaj: Cyber Morfosis është startupi fitues i Women Startup Competition Albania 2023. Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij startupi do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europe në Vjenë, gjatë muajit dhjetor.
Çmimi i dytë shkoi për Smart Kids, një metodologji edukimi për të rinjtë dhe fëmijët përmes përdorimit të robotëve.
Ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua startupi shqiptar në fushën e turizmit Loc.al. Ai lindi në Gjermani dhe synon krijimin e një kompanie në zhvillimin e turizmit shqipfolës në Ballkan.
Gjatë eventit përmbyllës në Europë House, 10 startupe, që drejtohen nga gratë dhe vajza shqiptare, por që erdhën nga Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Hollanda prezantuan zgjidhjet e tyre para një audience mbi 50 persona, sipërmarrës, drejtues të organizatave të ndryshme, dhe përfaqësues të institucioneve publike.
Gentjana Muça ( foto personale)
10 startupet u përzgjodhën mes 32 startupeve të trajnuara dhe të mentoruara nga qendra Kallz me mbështetjen e BERZH, Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga Bashkimi Europian.
Për një muaj, startupet u mentoruan dhe trajnuan nga unë si ambasadore e WSC për Shqipërinë, Landa Grembi, eksperte dhe mentore në fushën e startupeve, Nevila Dudaj, sipërmarrëse dhe Marjana Murja, eksperte në fushën e marketingut.Është viti i dytë që Qendra Kallz përgatit startupet për Konkursin e Women Startup Competition, duke përfshirë në trajnime 60 biznese të reja, drejtuar nga gra dhe vajza. Konkursi final për Shqipërinë këtë vit u zhvillua me 10 nëntor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë në Vjenë në muajin dhjetor.
Çmimi i parë konkuron në finalen europiane, Çmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of Neë Haven University”.
Çmimi i parë konkuron në finalen europiane, Çmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.
Për 3 fitueset, znj. Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.
CMG: Gentjana Muça, ju fituat çmimin e parë si ndiheni?
Grupi i te rinjve dhe ideve ne konkurs ( foto personale)
Gentjana Muça: Falë këtij konkursi mundëm të vendosnim kontakte shumë të rëndësishme që i vlejnë startup-it tonë për të vijuar misionin e tij. Shpresojmë që këto kontakte do shkojnë dhe më tej e do zgjerohen me pjesmarrjen në finalen e Women Startup Competition në Vienë. Qëllimi i Cyber Morfosis është ti vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të kategorive të ndryshme të operojnë në mënyre të besueshme dhe të sigurta në botën e madhe të pasigurt online. Qëllimi im është që në vitet e ardhshme Cyber Morfosis ti ketë ardhur në ndihmë ekosistemit të bizneseve në Shqipëri, rajon dhe pse jo në të gjithë botën. Menaxhimi i të dhënave, sulmeve kibernetike me ligjet përkatëse është një sfidë globale për cdo kompani. Dua të falenderoj organizatoren e konkursit znj.Albana Muçaj, dhe trajneret që suprtuan të gjitha startup-et e përzgjedhura deri në ditën e konkursit. Në një botë digjitale të pasigurt është gjithmonë e nevojshme të: Talk Cyber and Stay Safe
CMG: Kristina Tomço ju zutë vendin e dytë, si ishte për ju kjo pjesëmarrje?
Kristina Tomço: Së pari ishte hera e parë që unë aplikoja dhe ndihem e gëzuar që jam në vendin e tyre. Sikurse është parë teknologjia dhe robotika tani janë pjesë e pandarë e jetës dhe rrugëtimit tim profesional. Smart Kids, është një metodologji edukimi për të rinjtë dhe fëmijët përmes përdorimit të robotëve.
Intervistoi Megi Latifi
Kristina Tomco ( vendi i dyte foto personale)