Kompanitë e huaja kanë besim te projektet e tyre në Kinë
2023-11-17 15:06:31

Kompanitë e huaja kanë treguar besimin e tyre tek ekonomia dhe tregu kinez, me një numër të madh projektesh që po zbatohen në të gjithë vendin.


Epërsitë gjithëpërfshirëse të tregut kinez, veçanërisht përmasa e tij e madhe, sistemi i plotë industrial, një mjedis i favorshëm për risitë shkencore e teknologjike dhe politika e vazhdueshme e hapjes, kanë vijuar të tërheqin investimet e huaja në ekonominë e dytë më të madhe në botë.


Jo shumë kohë më parë, kompania “Starbucks”hapi një park të ri të inovacionit të kafesë në qytetin Kunshan të provincës Jiangsu të Kinës Lindore, me një investim të përgjithshëm prej rreth 220 milionë dollarësh.


Këtë vit, gjigandi amerikan i kafesë njoftoi se do të krijojë një qendër inovacioni dhe teknologjie në qendrën teknologjike të Kinës Jugore Shenzhen, me një investim fillestar rreth 220 milionë dollarë amerikanë.


Deri në vitin 2025, “Starbucks” do të ketë 9000 dyqane në Kinë, sipas Laxman Narasimhan, kryeekzektiv i kësaj kompanie.