Kina dhe ShBA-ja do të krijojnë grupin e punës mbi krizën klimatike
2023-11-15 20:12:57

Foto: VCG

Foto: CGTN

Kina dhe ShBA-ja kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit për përballimin e krizës klimatike dhe do të krijojnë një grup pune për bashkëpunimin klimatik, njoftoi të mërkurën Ministria e Ekologjisë dhe e Mjedisit e Kinës.

Kjo deklaratë pason takimet e të dërguarit të posaçëm të Kinës për ndryshimet klimatike, Xie Zhenhua, dhe homologut të tij amerikan, John Kerry, në Pekin nga 16 deri më 19 korrik dhe në Sunnylands të Kalifornisë nga 4 deri më 7 nëntor, raportohet nga ministria.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në deklaratën e përbashkët, qeveritë e të dy vendeve thanë se do të krijojnë një grup pune për forcimin e Veprimit Klimatik në vitet ’20 të këtij shekulli. Grupi do të fokusohet në "tranzicionin e energjisë, metanin, ekonominë qarkulluese dhe efikasitetin e burimeve, provincat/shtetet dhe qytetet me karbon të ulët e të qëndrueshëm dhe shpyllëzimin".

Të dy palët do të thellojnë shkëmbimet lidhur me politikat lidhur me zgjidhjet e kursimit të energjisë e pakësimit të karbonit dhe do të rifillojnë dialogët dypalësh mbi politikat dhe strategjitë energjetike.

Të dy vendet mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për ta mbajtur "rritjen mesatare të temperaturës globale nën 2 gradë celsius dhe për të bërë përpjekje për ta kufizuar atë nën 1.5 gradë celsius".