Raporti i APEC-ut: Bashkëpunimi shumëpalësh është kyç për përballimin e sfidave të shumta
2023-11-14 16:42:16

Bashkëpunimi shumëpalësh është kyç për trajtimin e borxhit në rritje, të ndryshimit të klimës, tranzicionit të gjelbër të ekonomisë, politikave tregtare proteksioniste dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, sipas një raporti të publikuar nga forumi ekonomik rajonal i Bashkëpunimit Ekonomik të Aziatik-Paqësorit (APEC) të dielën.

Xinhua

Postera mbi takimin e ardhshëm të 30-të të liderëve ekonomikë të APEC-ut në San-Francisko,Kaliforni, ShBA, 7 nëntor 2023/Xinhua

“Ne duhet të bashkëpunojmë, meqenëse bota është globale, dhe problemet janë globale. Prandaj, nëse punojmë individualisht, jo duke u bashkërenduar, do të jetë e vështirë që të bëjmë gjëra,” theksoi Carlos Kuriyama, drejtori i Njësisë së Mbështetjes së Politikave të APEC-ut gjatë një konference shtypi mbi raportin "Analiza e prirjeve rajonale e APEC-ut".

APEC-u si një i tërë, përballon rreziqet e uljes nga inflacioni, borxhi, ndryshimi i klimës, fragmentimi gjeoekonomik, proteksionizmi tregtar dhe çështjet gjeopolitike, me gjithë mundësitë e ngritjes, si rimëkëmbja e turizmit, rritja e konsumit dhe mbështetja financiare me objektiv të mirëpërcaktuar, sipas këtij raporti.

Rritja ekonomike e anëtarëve të APEC-ut do të ulet në 2.8 % vitin e ardhshëm dhe 2.9 % më 2025, nga 3.3 % në vitin 2023, teksa ekonomia e pjesës tjetër të botës pritet të rritet 3.1 % në vitin 2024 e 3.6 % më 2025, nga 2.6 % sivjet, sipas raportit.

Në këtë dokument theksohet gjithashtu se një ndërthurje e ekuilibruar e politikave qeveritare me bashkëpunimin shumëpalësh është thelbësor për ringjalljen ekonomike, duke përfshirë politikën monetare transparente, politikën financiare me objektiv të mirëpërcaktuar, masat aktive ndaj plakjes së popullsisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.

APEC-u është një platformë e rëndësishme që ndihmon arritjen e konsensusit në disa fusha, tha Kuriyama. 

 “Në APEC ne përpiqemi për ta lënë mënjanë politikën. Ne fokusohemi më shumë në çështjet ekonomike, meqenëse është më e lehtë që të arrijmë konsensus,” tha Kuriyama në sesionin e pyetjeve të konferencës së shtypit.

Mbledhjet e nivelit të lartë të kohëve të fundit janë pozitive dhe hapja e kanaleve të komunikimit është shumë e rëndësishme dhe “na jap shpresë”, shtoi ai.

Mbledhja e 30-të e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut është planifikuar të zhvillohet nga 15 deri më 17 nëntor në San-Francisko të ShBA-së, pas një vargu takimesh të nivelit të lartë.

21 ekonomitë e APEC-ut, që përfshijnë 2.9 miliardë njerëz, ose afro 40 % e popullsisë botërore, përbëjnë afro gjysmën e tregtisë globale dhe mbi 60 % të prodhimit të brendshëm bruto në shkallë botërore.

Xinhua

Ura e Derës së Artë në San-Francisko,Kaliforni, ShBA, 7 nëntor 2023/Xinhua

Mbledhjet e APEC-ut përgjatë këtij viti kanë fokusuar në çështjet ekonomike rajonale, duke përfshirë qëndrueshmërinë, digjitalizimin, fuqizimin ekonomik të grave, lehtësimin e tregtisë, sigurinë energjetike e ushqimore dhe shëndetësinë.

“Mbledhja vjetore e liderëve të APEC-ut do të përfshijë bashkërendimin e rendit gjeopolitik në zonën e bregut të Paqësorit, koordinimin e politikave ekonomike dhe shoqërore, si edhe marrëdhëniet qeveritare dhe shoqërore midis anëtarëve” u shpreh Zhang Yifei, kërkues i asociuar në Institutin e Studimeve Amerikane në Akademinë Kineze të Shkencave Shoqërore.

Të gjitha anëtarët e APEC-ut duhet të synojnë interesat e përbashkëta në këtë mbledhje për sa i përket qarkullimit të lirë të mallrave, personelit, krahut të punës e kapitalit, si edhe përmirësimin e shkëmbimeve zyrtare dhe njerëzore, shtoi ai.(Xu Guang)