Tronditet futbolli shqiptar. Ndahet nga jeta sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena
2023-11-13 10:35:16
Futbolli shqiptar është tronditur. Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën, pasi u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani që po zhvillohej të shtunën në Rrogozhinë, shkruan RTSH. Futbollisti u transportua me urgjencë në spital, por pa mundur të jetojë. FSHF e konsideroi ngjarjen tragjedi dhe ndërpreu aktivitetet futbollistike të javës. Duamena vazhdonte të luante futboll ndonëse ishte diagnostikuar se vuante nga zemra që në vitin 2017. Në Shqipëri lojtari ganez 27 vjeçar ka patur dy vjet aktivitet. Si kapiten i ekipit të Egnatias, Duamena ka realizuar 9 gola dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar.(Fatosi)
Lajmet Kryesore