Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës shënon marrëveshje rekord
2023-11-13 10:18:15

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita e gjashtë Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai  regjistroi 78.41 miliardë dollarë marrëveshje paraprake për blerje mallrash dhe shërbimesh, duke vendosur një rekord.

Sun Chenghai, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Zyrës së Ekspozitës CIIE, publikoi statistikat e mësipërme në një konferencë shtypi të premten, ndërsa ekspozita gjashtëditore përfundoi. Vlera e marrëveshjeve të këtij viti, e cila është më e larta nga të gjashtë edicionet e CIIE deri më tani, u rrit 6.7 për qind nga një vit më parë.

Ndërkohë, deri në 442 produkte, teknologji dhe shërbime të reja bënë debutimin e tyre në CIIE të këtij viti, tha Sun. Kjo tejkaloi rekordin prej 438 të vendosur vitin e kaluar.

Ekspozita e këtij viti ka vendosur një rekord prej 367,000 metra katrorë të sipërfaqes së saj. Në CIIE morën pjesë 3,486 kompani nga 128 vende dhe rajone. 289 kompani globale të Fortune 500 dhe liderë të industrisë ishin të pranishëm në ekspozitë, gjithashtu një rekord.

Gjithsej 11 vende ishin të pranishme në CIIE për herë të parë këtë vit, duke përfshirë Hondurasin, Zimbabvenë dhe Bahreinin.

Cilësia e lartë e CIIE-së së këtij viti jep një kontribut pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike globale dhe prosperitetin global, tha Sun.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zhang Xiong, zëvendëssekretari i përgjithshëm i qeverisë komunale të Shangait, tha në konferencën për shtyp se përfaqësues nga 39 vende dhe rajone shfaqën më shumë se 300 projekte inovative që lidhen me zhvillimin e gjelbër me karbon të ulët, kujdesin shëndetësor, ekonominë dixhitale dhe teknologjitë inovative këtë vit, duke tejkaluar edicionet e mëparshme të CIIE.

Ndërsa shërben si një platformë e rëndësishme për të treguar vendosmërinë e Kinës për të hapur më tej ekonominë e saj, CIIE ekëtij viti luajti gjithashtu një rol më të madh në edukimin e inovacionit, tha Zhang.

Ky është viti i gjashtë me radhë që konglomerati shumëkombësh Honeywell merr pjesë në CIIE. Yu Feng,  presidenti i kompanisë, tha se CIIE ka ndihmuar të lançojë më shumë produkte në Kinë, të zgjerojë investimet e saj në vend dhe të eksplorojë më shumë bashkëpunim.

Vrulli i rritjes ekonomike të Kinës ka shtuar besimin midis shumë kompanive të huaja. Ndërkohë, madhësia masive e tregut, sistemi i plotë industrial dhe mjedisi mikpritës për të ushqyer inovacionin teknologjik kanë një tërheqje të madhe për firmat e huaja, tha Yu.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prania e Canada Goose në CIIE të këtij viti shënoi pjesëmarrjen e markës së veshjeve të motit ekstrem në ekspozitë për të dytin vit radhazi. Sipas kryetarit dhe CEO të kompanisë, Dani Reiss, CIIE është një platformë ideale për të ndërtuar biznesin afatgjatë të Canada Goose në Kinë. Pjesëmarrja e saj në CIIE tregoi përkushtimin e saj ndaj tregut kinez.

Rreth 200 kompani janë regjistruar për edicionin e 7-të të CIIE, që do të mbahet në nëntor të vitit të ardhshëm, me sipërfaqe totale të prenotuar të ekspozitës që tejkalon 100,000 m2, tha Sun nga  Zyra CIIE.

Konglomerati francez i bukurisë L'Oreal Group është një prej tyre. Sipas CEO të kompanisë në Kinë, Fabrice Megarbane, ajo vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin e saj me qeverinë, shoqatat e industrisë dhe partnerët e biznesit nëpërmjet CIIE, duke e kthyer pozicionin e saj si ekspozues në një investitor. Si gjashtë herë pjesëmarrëse, L'Oreal solli në ekspozitë për herë të parë këtë vit afro 30 startup nga Kina, Franca dhe Japonia, si pjesë e përpjekjeve të saj për të eksploruar më shumë inovacione në tregun kinez.