Foto nga VCG
Të shtunën, Kina shënoi 15-vjetorin e festivalit blerjeve në internet të “Dy 11-ave” (11 nëntor) në Kinë. Nga organizimi i parë i iniciuar nga Alibaba më 11 nëntor në 2009, deri te galaja më e madhe e blerjeve përmes internetit në botë, ky model inovativ marketingu ka transformuar thellësisht tregun e konsumit të Kinës dhe ka injektuar një shtysë të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
Festivali i “Dy 11-ave” i këtij viti dëshmoi një rritje të kërkesës së konsumatorëve dhe entuziazmin për produkte cilësore. Sipas Tmall, një platformë kryesore e shitjes me pakicë në internet e lidhur me Alibaba, 155 marka arritën shitje mbi 100 milionë juanë (13.72 milion dollarë) sapo veprimtaria filloi zyrtarisht në orën 20:00 të 31 tetorit, ndërsa 71.900 marka thyen rekordin e shitjeve të ditës së parë të vitit të kaluar që në orën e parë.
Foto nga VCG
Vëllimi i shitjeve i 29 dhomave të transmetimit të drejtpërdrejtë arriti 100 milionë yuan në fillim. Një platformë tjetër kryesore e tregtisë elektronike, JD.com, raportoi gjithashtu se shitjet e kanalit të saj me subvencione speciale arritën në 100 milionë juanë brenda vetëm 4 minutave pasi nisjes së veprimtarisë. Pinduoduo, një platformë me rritje të shpejtë, e cila konkurron me JD.com dhe Tmall në tregjet e nivelit të ulët, pati një rritje prej 113% në numrin e porosive nga përdoruesit në qytetet e kategorisë së parë, si dhe një rritje vjetore prej 167% në qytetet e kategorisë së katërt dhe të pestë.
Foto nga VCG
Konsumatorët kinezë vijnë nga rajone dhe prejardhje të ndryshme dhe kanë kërkesa të personalizuara konsumi. Me ndihmën e platformave të tregtisë elektronike, tani ato mund të kenë lehtësisht akses në një sërë produktesh dhe shërbimesh, nga pajisjet e nivelit të lartë, aparatet inteligjente, ushqimet shëndetësore dhe mallrat e importuara, deri te nevojat e përditshme, specialitetet lokale dhe produkte kulturore. Zgjerimi i konsumit jo vetëm që ka nxitur rritjen ekonomike, por edhe ka përshpejtuar transformim ekonomik dhe ushqyer fuqinë jashtëzakonisht të madhe të tregut të brendshëm kinez.
Festivali i “Dy 11-ave” është jo vetëm një eveniment konsumi, por edhe një vitrinë inovacioni. Përmes këtij aktiviteti, dëshmohet se si ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro, markat vendase dhe bashkimi i ekonomive digjitale dhe fizike po fuqizojnë zhvillimin ekonomik të Kinës. Kësaj here, ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro janë forcat kryesore të festivalit. Në JD.com, këto ndërmarrje kontribuojnë me numrin më të madh të tregtarëve, markave dhe produkteve të reja. Në Tmall, mbi 2 milionë ndërmarrje të tilla kanë shënuar rritje mbi 100% në krahasim me një vit më parë. Këto ndërmarrje mund të lidhen direkt me konsumatorët në krahinat e ndryshme të vendit dhe madje të botës nëpërmjet platformave elektronike, duke arritur objektivat e tyre në zgjerimin e biznesit, shtimin e specializimit dhe marketimin e produkteve.
Ndërkohë, platformat e tregtisë elektronike kanë ofruar gjithashtu mbështetje të ndryshme për ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro, si në financa, logjistikë, teknologji, trajnime, etj., për t’i ndihmuar ato të reduktojnë kostot, të përmirësojnë efikasitetin dhe të rrisin aftësinë e konkurrimit. Nga njëra anë, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe atyre mikro ka nxitur punësimin, nga ana tjetër, ka rritur gjallërinë e inovacionit social dhe ka përmirësuar më tej strukturën ekonomike. (Jiang Lei)