Foto China Daily
Në një event libri të realizuar së fundi për “The Legend of Elena Ferrante”, në Ambasadën e Italisë në Pekin, dy studiuese kineze iu bashkuan autores Annamaria Guadagni për të folur për identitetin e shkrimtares misterioze italiane.
Veprimtaria ishte pjesë e Javës së 23-të të Gjuhës Italiane në Botë në Kinë. Librat e Ferrantes, duke përfshirë romanet napolitane, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe janë shitur më shumë se 10 milionë kopje në mbarë botën, qëkur u botuan në vitin 2011.
Sezoni i fundit i një seriali i bazuar në romanet e saj nga “HBO”-ja do të dalë këtë vit.
Që kur u prezantuan në Kinë në vitin 2017, librat e saj janë kthyer ndër më të përfolurit në vend. Vetëm në faqen “Douban”, rreth 350.000 njerëz kanë lënë vlerësime.
Megjithatë, për 30 vitet e fundit, identiteti i shkrimtares ka mbetur i panjohur. Në librin e saj, Guadagni përpiqet të zbulojë identitetin e Ferrantes dhe tani ka dalë një përkthim kinez i librit.
Guadagni thotë se ajo vendosi të shkruante librin pasi një gazetar zbuloi identitetin e shkrimtares në vitin 2016, në atë që ajo e konsideronte një mënyrë të pahijshme.
“Reporteri e identifikoi Ferranten si një person aktual, bazuar në informacionin e dhënë nga botuesit e saj, por unë besoj se ajo është një rrëfyese imagjinare, një zë. Sigurisht që pas librave fshihet një person i vërtetë, por unë mendoj se ai ose ajo është ndryshe nga Ferrante, një zë imagjinar që është formuar ndër dekada. Tani që personi që qëndron pas atij zëri është zbuluar, çfarë do të ndodhë me të?”,-tha Guadagni.
Ajo thotë se librin e ka shkruar për të eksploruar ekzistencën e Ferrantes, pyetje të cilën e ka menduar që nga viti 1995. Për të eksploruar ekzistencën e Ferrantes, ajo shkoi gjithashtu në Napoli për të eksploruar peizazhin dhe mjedisin kulturor të saj. Sa i përket asaj se kush është Ferrante, Guadagni thotë se lexuesit duhet ta zbulojnë vetë.
Në panel ishte e pranishme edhe përkthyesja e librit Chen Ying, profesoreshë e asociuar e gjuhës dhe letërsisë italiane në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare Sichuan, e cila gjithashtu ka përkthyer katër romane italiane; “My Brilliant Friend”, “The Story of a New Name”, “Those Who Leave and Those Who Stay” dhe “The Story of the Lost Child”.
Li Jingjing, profesoreshë e asociuar e gjuhës dhe letërsisë italiane në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit, përktheu dialogun.
Për të kuptuar Ferranten, është e rëndësishme të dini për qytetin jugor italian të Napolit, ku Ferrante bazohet për romanet e saj dhe që në vetvete është një personazh kryesor në romanet e saj.
Në fillim të aktivitetit, u dhanë disi dhe përshtypjet për qytetin italian. Li thotë se për të Napoli ka një bukuri të veçantë që integron të kaluarën e lavdishme, të tashmen e zhurmshme dhe kaotike dhe madje edhe stilin paksa dekadent të rrugës.
“Është një qytet ku njerëzit shfaqin ndjenja dhe preferenca të forta për atë që u pëlqen. Është gjithashtu një qytet që ka një ndjenjë të fortë të së ardhmes, sepse është një qytet i rëndësishëm industrial, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë hapësinore. Në librat e Ferantes mund t’i gjesh të gjithë këta elementë”, thotë autorja.
Ajo që e tërheq më shumë Guadagni-n rreth qëndrimit të Ferrantes për Napolin janë tiparet dalluese të identitetit që paraqet shkrimtarja. “Ajo e urren qytetin, por edhe e do. Ajo dëshiron të ikë prej tij, por gjen një lidhje të pashkëputshme mes vetes dhe qytetit.
Libri që shkrova ishte për t'u treguar njerëzve rreth qytetit përmes arkitekturës narrative të Ferrantes dhe për të parë kompleksitetin e fshehur nën sipërfaqe”,- thotë ajo.
Në përgjigje të pyetjes se si e trajtoi gjuhën për të përcjellë identitetet shoqërore të personazheve të Ferrante-s, veçanërisht të atyre nga shtresat e ulëta, Chen tha se ka fjalë të ngjashme për shumë nga ato që përdor shkrimtarja italiane në dialektet kineze, por ajo nuk donte që një person nga Napoli të tingëllonte sikur fliste një dialekt nga provinca Shandong ose Shaanxi, për mos të përmendur që në përgjithësi gjuha e Ferrantes është elegante dhe dukshëm e ndikuar nga letërsia klasike.
“U përpoqa të tregoja identitetet e tyre shoqërore në mënyrat e ndryshme që ata flasin”,- tha Chen.