Panairi i Kantonit dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai, një kanal komunikimi dhe bashkëpunimi
2023-11-10 10:28:08

Edicioni i 134-të i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, u zhvillua në datat 15 tetor-04 nëntor 2023 në qytetin Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës Jugore. Eventi u realizua në tre faza dhe përfaqëson panairin më të madh tregtar, të organizuar ndonjëherë në botë.

Panairi ka forcuar kapacitetin e tij të marketingut, duke u përqëndruar në vendet e BRICS, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Aktiviteti lehtësoi lidhjet tregtare midis furnitorëve dhe blerësve nga i gjithë globi. Platforma e tij online pati përmirësime të konsiderueshme, me optimizimin e 101 funksioneve. Aktualisht, platforma vizitohet nga 28,653 kompani, duke shfaqur rreth 2.72 milionë produkte, nga të cilat rreth 700,000 janë të reja.

CIIE pamje nga mjediset (Foto CMG)

CIIE pamje nga mjediset (Foto CMG)

Gjatë takimeve biznes me biznes, konferencave të shtypit, seminareve dhe simpoziumeve të zhvilluara në Guangzhou, spikati besimi i pjesëmarrësve tek ekonomia kineze dhe tregtia e jashtme të Kinës, bazuar në zinxhirin e fortë konkurrues të furnizimit dhe produktet e mbështetura nga teknologjitë më të avancuara të kohës. Ilirjan Koxhioni, Drejtor Ekzekutiv, Euroasia Group në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës na njeh më gjerësisht me këto veprimtari, në të cilat ka qenë pjesëmarrës.

CMG: Z. Koxhioni, ju morët pjesë në Edicionin e 134-t të Panairit të Kantonit, të zhvilluar në datat 15 tetor-4 nëntor 2023. Përshtypjet tuaja ju lutem, nga kjo pjesëmarrje?

Ilirjan Koxhioni: Unë mora pjesë në Edicionin e 134-t të Panairit, ashtu sikurse kishit informuar edhe ju më përpara. Natyrisht, pjesëmarrja në këtë edicion është një eksperiencë më shumë. Pjesëmarrja e vazhdueshme në Panairin e Kantonit gjatë këtyre viteve, më ka dhënë mundësinë për të kuptuar dhe për të vlerësuar akoma dhe më mirë tendencat e zhvillimit dhe përmirësimit cilësor, përmes të cilave kanë kaluar të gjitha kompanitë prodhuese kineze, në lidhje me produktin e tyre dhe, po ashtu, edhe me teknologjinë që aplikojnë.

Nga vëzhgimi im personal, produktet kineze në nivel global po bëhen gjithnjë e më shumë konkurruese, si në aspektin e cilësisë që ofrojnë, ashtu dhe në atë të kostos së tyre.  Është për t’u theksuar fakti që prodhuesit kinezë i kushtojnë një rëndësi të veçantë dy aspekteve.

Ilirjan Koxhioni në intervistë për CMG

Ilirjan Koxhioni në intervistë për CMG

I pari është (sikurse ia kanë kushtuar këtë rëndësi gjithmonë), aspekti i shitjes së produktit, nëpërmjet zgjerimit të bazës së blerësve të shumtë globalë.

I dyti është shërbimi pas shitjes së produktit, mirëmbajtja dhe shërbimi pas kalimit të pronësisë së produktit. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për jetëgjatësinë e biznesit të kompanive kineze, por edhe për ndërtimin dhe ruajtjen e imazhit të mirë të brand-it në tregjet globale.

CMG: Cilat ishin aktivitetet dhe takimet më të rëndësishme për ju, të zhvilluara në kuadër të aktiviteteve të Panairit?

Ilirjan Koxhioni: Në kuadrin e Panairit të Kantonit u zhvilluan shumë aktivitetete. Unë mora pjesë në disa prej tyre.

Vlen të veçoj përmes atyre aktiviteteve, një takim të organizuar me përfaqësues të nivelit të lartë të Ministrisë së Tregtisë së Kinës, ashtu si dhe me drejtues të nivelit të lartë të Qeverise lokale të Guangzhou-t.

Në këtë mbledhje, mbajta një fjalim në emër të Euroasia Group dhe aty shkëmbyem opinionet dhe ofruam sugjerimet tona konkrete, që kemi si kompani, me seli qendrore në Shqipëri, por edhe në kuadër të aktivitetit ekonomik që zhvillojmë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

E pashë të arësyeshme, mbi bazën e kërkesës që ka tregu ynë i brendshëm, jo vetëm për lëvizjen e lirë të sipërmarrësve, por edhe të turistëve nga Kina dhe anasjelltas nga vendi ynë, në kuadër edhe të heqjes së rregjimit të vizave me Kinën, që të propozoja një linjë direkte fluturimi Guangzhou -Tiranë dhe anasjelltas.

E bëra këtë propozim, duke e konsideruar Shqipërinë jo thjesht si një shtet i vogël, por, në rradhë të parë, si një vend me një aktivitet ekonomik gjithnjë e në rritje, duke patur një mbështetje të fuqishme në rajonin tonë, por edhe në avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Pamje nga Panairi (Foto CMG)

Pamje nga Panairi (Foto CMG)

Në këtë kuadër,  sugjerova që të realizojmë ndërtimin e një linje ajrore direkte nga Guangzhou për këtu në Rinas, Tiranë.

CMG: Ky po që është lajm.

Ilirjan Koxhioni: Po. Kjo erdhi natyrshem, në kuadrin e bashkëpunimit të frytshëm të deritanishëm, me partnerët kinezë.

CMG: Pse sipërmarrës të tjerë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë sonë duhet të marrin pjesë në këtë Panair, sipas jush?

Ilirjan Koxhioni: Unë e përmenda edhe në fillim të bisedës së bashku: pyetja se përse sipërmarrës të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë sonë duhet të marrin pjesë në Panairin e Kantonit, i cili është një platformë globale dhe shumë e rëndësishme, gjen përgjigjen në faktin që ky panair u ofron zgjidhjet e duhura bizneseve nga e gjithë bota, për nevojat dhe kërkesat që ato kanë.

Dy faktorë janë shumë të rëndësishëm, të cilët influencojnë drejt për së drejti nevojën për të marrë pjesë.

Duke qenë se kompanitë prodhuese kinez kanë investuar shumë në fjalën e fundit të teknologjisë për prodhimet e tyre, kjo ka çuar në dy zhvillime shumë të rëndësishme, të cilat duhet të merren në konsideratë nga sipërmarrësit tanë.

Faktori i parë është dukshmëria e produktit kinez në tregun ndërkombëtar. Ai aty është gjithnjë e më shumë i pranishëm dhe i vlerësuar.

Zhvillimi i dytë ka të bëjë me gjenerimin e një kostoje efiçiente për këtë produkt.

Mendoj se këto dy faktorë përfaqësojnë elementët më të rëndësishëm, për të vendosur për të marrë pjesë në Panairin e Kantonit.

CMG: Më datat 05-10 nëntor u zhvillua në Shangai Edicioni i gjashtë i Ekspozitës së Importeve të Kinës. Një gjykim tuajin për këtë event të rëndësishëm për tregtinë botërore.

Ilirjan Koxhioni: Kjo veprimtari e importit të Kinës, e cila ka hyrë tashmë në vitin e saj të gjashtë, po kthehet në një platformë për nxitjen e politikave të hapjes në nivele të larta.  

Edicionet e Ekspozitës së Shangait zhvillohen në nivele shumë të larta. Në këtë edicion, për shembull, marrin pjesë 289 kompani, nga 500 kompanitë më të mëdha të botës, ato që ne i njohim, të përfshira në listën e “Fortune 500”. Këto kompani janë lider në industritë e tyre në rang global. Interesi i tyre për pjesëmarrje është shumë i lartë.

Pjesëmarrësit janë nga 154 vende, nga rajone të ndryshme dhe nga organizata ndërkombëtare. Të gjitha ata i janë bashkuar kësaj veprimtarie, në një zonë të madhe ekspozimi në Shangai.

Në ekspozitën e sivjetshme, bien në sy teknologji të fjalës së fundit, si inteligjenca artificiale, apo edhe teknologji të tjera, të cilat janë teknologji të së sotmes dhe të së ardhmes.

Kina, në vijim të politikave për të stabilizuar rritjen e tregtisë së jashtme të saj, do të ofrojë gjithmonë politika mbështetëse, duke përfshirë këtu taksa të favorshme për importin e mallrave nga të gjitha vendet e botës. Dhe importi shikohet, përmes krijimit të zonave demonstruese shumë të gjera, të mallrave dhe shërbimeve të importit në Shangai.

Kështu që them që ky edicion është i suksesshëm, sikurse kanë qenë dhe edicionet e mëparshme të tij.

CMG: Si po ecen futja ne tregun shqiptar e automjeteve elektrike kineze, qe kane nje teknologjie shume te avancuar, por nga ana tjeter, edhe çmime te perballueshme per klientin, per konsumatorin shqiptar?

Ilirjan Koxhioni: Fatos, unë besoj se ne prekëm diçka rreth kësaj teme edhe në intervistën e mëparshme që kemi patur së bashku.

CMG: Po, e trajtuam si një drejtim shumë të rëndësishëm.

Ilirjan Koxhioni: Mendoj se Kina ka bërë praktikisht dy revolucione të mirëfillta në këtë drejtim.

Produkte CIIE (Foto CMG)

Produkte CIIE (Foto CMG)

Revolucioni, ndryshimi i parë i madh është elektrifikimi 100 përqind i makinës. Revolucioni i dytë është digjitalizimi i plotë i përdorimit të makinës, futja e programeve kompjuterike, softwareve në çdo funksion dhe opsion të saj.

Në këtë këndvështrim, them që janë dy avantazhe shumë të mëdha. Natyrisht, kosto efiçiente, e përballueshme është e pranishme jo vetëm tek makinat elektrike, por në çdo produkt kinez të sektorëve të ndryshëm.

Tek makinat elektrike, pjesa kryesore e tyre është bateria. Teknologjia e prodhimit të tyre sot në Kinë është shumë e zhvilluar. Mund të themi që Kina është prodhuesi kryesor në rang global, i baterive për makinat elektrike. Pra, e ka ngritur infrastrukturën e prodhimit të tyre në rang global.

Në lidhje me tregun shqiptar, vlera dhe interesimi për makinat elektrike është gjithnjë në rritje në këtë treg, sikurse edhe në tregjet në rajon e më gjerë. Përdorimi i makinave elektrike nga të gjithë është një rrugë pa kthim. Nuk ka alternativë tjetër më ekonomike se kjo.

Duke qenë një rrugë pa kthim, përballë individit, qytetarit të zakonshëm, vendim-marrja është tashmë një çështje kohe se kur do ta filloj të shkëputem nga makina me naftë, benzinë apo gaz.

Euroasia Group, krahas sjelljes së brandeve kineze të makinave elektrike në Shqipëri, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë instalimit të infrastrukturës së karikimit të baterive të tyre në të gjithë vendin. Besoj se me vendosjen e plotë të kësaj infrastrukture, edhe hezitimi për të blerë një makinë elektrike në Shqipëri, sidomos një makinë elektrike kineze, me çmim tejet të përballueshëm, do të bjerë.

Intervistoi Fatos Çoçoli