Elsa Lila (Foto nga instagrami)
Artisten Elsa Lila, fituese në disa festivale që në moshën 15 vjeçare, do ta ndiqnin suksese të një pas njëshme në Shqipëri, e përtej kufijve, duke prekur edhe skenën e Festivalit të dashur për të shqiptarët, Sanremo. Me një eksperiencë artistike mbi tre dekada, këngëtarja Elsa Lila,erdhi së fundi me një koncert recital, të parin në jetën e saj artistike. Duke shpalosur vlerat dhe eksperiencën saj me sukseset që e kanë ndjekur në këto 27 vite, që nga dalja e parë në skenën e Festivalit të Këngës në Rtsh, aty ku ajo fitoi zemrat e publikut, ku edhe u kurorëzuar me çmimin e parë.
Këngëtarja zgjodhi Pallatin e Kongreseve të ndante me publikun emocionet e koncertit të saj të parë recital I ftuar në këtë koncert ishte vetëm artisti Pirro Çako, me të cilin kënduan hitin e tyre, “Diferenca je ti” .
Elsa Lila në koncertin recital Finalmente Elsa
E shoqëruar nga një bashkëpunëtorët e saj një bandë muzikore italiane ajo performoi këngët të cilat i kanë dhënë sukses në gjithë këto vite. Dy ditë para koncertit Elsa shprehu në një konferencë për mediat, emocionet për këtë koncert kaq të rëndësishëm në karrierën e saj artistike. Elsa Lila theksoi se organizimi vjen si një ndjenjë detyrimi ndaj artdashësve që e kanë mbështetur ne këto 27 vite në muzikë. Jetesa mes Shipërisë dhe Italisë, dhe lidhja e hershme me muzikën, erdhi në këtë recital.
"Muzika për mua është mjeti më i fortë i shprehjes që unë kam, unë kam zërin, është mënyra më e mirë e shprehjes, e imja. Kryefjala e këtij recitali do të jetë muzika dhe miqësia. Sepse të gjithë ato që do të marrin pjesë në këtë projekt duke filluar nga muzikantët që kanë ardhur nga Italia dhe deri tek Red Cloud po e bejnë me shumë dashuri si për mua dhe si për muzikën time", është shprehur Elsa Lila para koncertiti në konferencën për shtyp.
Elsa Lila & Enrico Melozzi (Foto nga instagrami)
“Finalmente Elsa”, është koncerti i parë recital, që artistja e mirënjohur, realizon në Shqipëri. Në rrjetet e saj sociale ajo shkruante: “Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike. “Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ia dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë, shkruan Elsa.
Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e jetës artistike të artistes Elsa Lila, është edhe artisti italian Enrico Melozzi, prej 7 vitesh një nga dirigjentët kryesorë të orkestrës së Festivalit të Sanremos. Në Shqipëri pas bashkëpunimit një vit më parë në Fest ’61 me këngëtaren Elsa Lila, ai orkestroi dhe dirigjoi këngën “Evita”, ndërsa këtë herë në koncertin recital “Finalmente Elsa” ai erdhi si orkestrues dhe drejtor artistik. Pas koncertit Elsa shkruar në Instagram: “Gjithmonë them se muzika bëhet me njerëz që të duan. Dhe kur e them këtë, kam parasysh njerëz të tillë… Artistët që ndriçuan natën time të 1 nentorit!
Elsa Lila & Enrico Melozzi (Foto nga instagrami)
Elsa Lila ndër vite
Në vitin 1996 Elsa Lila u ngjit për herë të parë në skenën e Festivalit të Rtsh-së me këngën "Pyes lotin" duke fituar çmimin e parë, e duke vijuar rrugëtimin e saj artistik me trofe të tjerë. Në vitin 1997 me këngën "Larg urrejtjes" fiton sërish çmimin e parë në Fest e RTSH-së, në vitin 1999 me këngën “Vetëm një fjalë" Elsa fiton çmimin e parë në edicionin e parë të Festivalit “Kënga Magjike”. Gjatë viteve ‘98-‘99 ajo ka marrë pjesë në konkurse dhe koncerte ndërkombëtare ku është ndarë edhe me çmime. Në vitin 2001, ajo u nderua me titullin "Ambasadore e Muzikës Shqiptare në Botë" nga Rexhep Mejdani, ish President i Republikës së Shqipërisë.
Elsa Lila ne Sanremo / Foto nga Melodyvision 24
Në festivalin e Sanremos 2003 ajo debutoi me këngën "Valeria", duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët . Mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos në vitin 2007 me këngën "Il senso della vita", që i parapriu edhe albumit të saj muzikor i cili erdhi atë pranverë. Në dhjetor të vitit 2008 ajo ishte e ftuara e Festivalit të 47-të të Këngës në Tiranë dhe këndoi një këngë me këngëtarin e njohur italian Enrico Ruggeri, këngë e cila u bë kolona zanore e filmit të regjisorit Gjergj Xhuvani. Në karrierën e saj artistike Elsa nuk këndon vetëm muzikën e lehtë, por i gërsheton mjaft bukur me muzikën baroke. E shoqëruar nga kuarteti i saj, ku e ftuar në Festivalin e ’56 të këngës në RTSH, ka interpretuar vargjet e Lasgush Poradecit në veprën e Mozartit. Në vitin 2022 në Fest’61 Elsa Lila u rikthye në skenën e festivalit me këngën “Evita” kushtuar vajzës së saj ku arriti të fitonte çmimin e parë të këtij festivali nga juria profesioniste, e cila nuk shkoi në Eurovizion, pasi sipas rregullit të atij viti, Shqipërinë e përfaqësonte çmimi i publikut. Këtë vit ajo do të ngjitet sërish në skenën që i ka dhuruar ka shumë kujtime, emocione, por edhe çmime të para, ku do konkurojë në Fest’ 62 me këngën “Mars”. Me dëshirën që ta shohim edhe në skenën europiane, i urojmë artistes Elsa Lila, suksese!
Sava Lena
Elsa Lila & Enrico Melozzi (Foto nga instagram)