Foto nga people.com.cn
Me oborr të madh e me dritare që shikojnë nga deti ... Në hollin e hotelit familjar "Dëgjo këngën e erës" në fshatin Hexin të distriktit Lingao të provincës Hainan, pronari i hotelit Chen Maosheng, i lindur në vitet '90 të shekullit të kaluar, mban një kitarë dhe luan melodi për turistët.
Duke parë gjithnjë e më shumë turistë që vijnë, Chen Maosheng është shumë i gëzuar, çka i përforcoi vendimin e tij origjinal.
Chen Maosheng, i rritur buzë detit, qysh nga mosha 14-vjeçare ka ëndërruar të ndërtojë një “hotel” buzë detit. Pas diplomimit në Universitetin e Jiangsu-së në vitin 2014, ai u kthye në kryeqendrën e provincës Hainan, Haikou, për të punuar në industrinë e ndërtimit, ndërsa i kushtoi vëmendje zhvillimit të vendlindjes së tij. Në vitin 2017, ai hoqi dorë nga puna e tij me pagesë të lartë në Haikou dhe zgjodhi të kthehej në vendlindje për të filluar biznesin e vet, duke ndërtuar një hotel familjar. Në vitet në vijim, u ndërtuan gjithnjë e më shumë hotele familjare, duke tërhequr turistët dhe investimet e korporatave.
"Uji i pastër i detit, plazhet me rërë të butë dhe pamja e bukur janë më tërheqëset. Ka mundësi të shkëlqyera biznesi për të ngritur hotel familjar këtu. Për më tepër, ndërtimi i Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it do të sjellë gjithashtu një fluks njerëzish." Chen Maosheng është shumë optimist për perspektivat e zhvillimit të hotelit familjar.
Foto nga people.com.cn
Vitet e fundit, duke parë numrin në rritje të hoteleve familjare dhe restoranteve të sapohapura në fshat, Chen Maosheng e dinte se koha kishte ardhur. "Sektori i hotelerisë në fshat është rritur gradualisht në shkallë dhe ka fituar popullaritet, dhe do të bëhet gjithnjë e më mirë në të ardhmen."
Duke marrë më shumë se 2 milionë juanë hua, ai kaloi dy vjet duke ndërtuar me sukses një hotel në vendin bosh të shtëpisë së tij.
Foto nga people.com.cn
Chen Maosheng tha se, ndërsa mjedisi i biznesit i Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it vazhdon të përmirësohet, ai është shumë i impresionuar nga efikasiteti i departamenteve qeveritare. "U deshën vetëm dy ditë për të marrë licensën e biznesit të strehimit, të biznesit ushqimor etj.
Ai e quajti hotelin e tij "Dëgjo këngën e erës" dhe në janar të këtij viti e hapi zyrtarisht. Kështu ëndrra e tij u realizua.
"Pas hapje së hotelit, zbulova se Porti i Tregtisë së Lirë të Hainan-it është bërë gjithnjë e më i popullarizuar vitet e fundit, gjë që ka shtuar shumë fluks turistëve për biznesin tim." Chen Maosheng tha se gjatë festës së Ditës së Majit këtë vit, 12 dhoma në hotelin e tij u shitën gjysmë muaj më pare për rezerë. Ai është shumë i lumtur se shumë klientë dëshirojnë të kthehen të banojnë përsëri dhe komentet e tyre janë të mira. Madje ka mysafirë europianë që i kuptuan me kujdes të gjitha gjërat e hotelit shtëpiak pasi kontrolluan në mënyrë që ata të kthehen në vendin e tyre për të ndërtuar një hotel shtëpiak."
Ndërsa zhvillimi i hoteleve familjare ka sjellë vëmendjen e njerëzve, ka sjellë gjithashtu më shumë mundësi biznesi për banorët vendorë. Ata hapën restorante të vogla, kafene etj. Wang Xiaosen, një fshatar vendor, tha se,. pasi pa rastin, hoqi dorë nga puna në Haikou dhe u kthye në vendlindjen e tij për të hapur një restorant të quajtur "Familja në det", për t'u ofruar turistëve ushqime deti dhe specialitete të tjera. Krahasuar me prindërit që dilnin në det për të peshkuar, ky restorant është bërë burimi kryesor i të ardhurave të familjes.
Foto nga people.com.cn
Lulëzimi i sektorit të hoteleve familjare është gjithashtu i pandashëm nga planifikimi dhe mbështetja e pushtetit vendor. Duke filluar nga viti 2021, duke u mbështetur në burimet e rralla prej rreth 14 kilometrash të vijës bregdetare ekologjike origjinale, pushteti vendor ka bërë përpjekje për të ndërtuar një qytet ndërkombëtar "me ritëm të ngadaltë" me karakteristika bregdetare, për të udhëzuar peshkatarët që të hyjnë në industrinë e turizmit të peshkimit dhe për të zhvilluar formate të tjera të larmishme të biznesit në bazën e hoteleve familjare. Jo vetëm kaq, por pushteti vendor po planifikon edhe një sërë aktivitetesh për të tërhequr më shumë njerëz që të vijnë këtu për të përjetuar turizmin.
Chen Maosheng tha se gjithnjë e më shumë të rinj po kthehen këtu tani, sepse ëndrrat e tyre mund të realizohen në vendlindjen e tyre. (Çang Çuo)