Shangai, shumë “herë të parë” në ekspozitën CIIE 2023
2023-11-08 17:45:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këto ditë, në Shangai po zhvillohet ekspozita e 6-të ndërkombëtare e importit e Kinës (CIIE) për vitin 2023. Ky është edicioni i 6-të i kësaj ekspozite, e cila ka vazhduar “traditën e nxehtë” për ekspozimin e mallrave nga e gjithë bota dhe ka shënuar shumë “herë të parë” për konsumatorët kinezë.

Disa e quajnë CIIE si një platformë globale, ku biznesmenët ndërkombëtarë ekspozojnë produktet të tyre të fundit dhe disa e quajnë si një dritare, ku konsumatorët kinezë mund të blejnë mallrat e shumëllojshme botërore. Një fakt i vërtetë është që në këtë “pazar global”, tregu kinez është lidhur më ngushtë me tregun botëror.

Në CIIE 2023, ka gjithsej 69 vende dhe 3 organizata ndërkombëtare, të cilat janë përfaqësuar me pavijonet kombëtare. Ndër to, janë përfshirë vendet e zhvilluara, vendet në zhvillim, si dhe vendet më të prapambetura. Ndër vendet pjesëmarrëse, ka miq të vjetër, si edhe fytya të reja, pasi 11 vendet marrin pjesë për herë të parë në këtë ekspozitë dhe 34 vendet për herë të parë  marrin pjesë në të me praninë fizike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hera e parë e SHBA-së në CIIE

Ushqim është një unit kryesor në CIIE. Këtë herë në CIIE 2023, Dhoma Komerciale Amerikane në Shangai dhe Departamenti amerikan i bujqësisë kanë vendosur pavijonin bujqësor dhe ushqimor, çka ka tërhequr vëmendjen e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve kinezë. Kjo është hera e parë që SHBA merr pjesë në CIIE me pavijonin kombëtar, ku janë përfshirë 17 ekspozuesit të përbërë nga qeveritë lokale, federata bujqësore e ushqimore, eksportues, përpunues dhe ambalazhues ushqimor nga Idaho, Georgia dhe Federata Amerikane e Eksportit të Mishit (USMEF).

Sipas të dhënave nga departamenti amerikan i Bujqësisë, në vitin 2022, vëllimi i eksportit të agro-produkteve amerikane për në Kinë ishte 40.9 miliardë dollarë amerikanë dhe Kina është destinacioni më i madh i eksportit bujqësor i SHBA-së. Tregtia bujqësore është një pikë e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA. Këtë herë, pjesëmarrja zyrtare e SHBA-së në CIIE ka ofruar një shans të mirë për promovimin e agro-produkteve amerikane në tregun kinez.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

LEGO publikon produkte me elemente kineze

Në ditën e parë të CIIE 2023, kompania LEGO për herë të parë publikoi 4 produktet e reja me elemente kineze, të cilat janë përkatësisht: Trim Wukong, Festa e Pranverës me dragon, Godina e Lumturisë dhe Qendra Tregtare e Liqenit Zemra, duke integruar produktet e tij me traditën kulturore kineze dhe frymat miqësore.

Kjo është viti i 6-të radhas që LEGO publikon në platformën e CIIE-së produktet e tij të fundit me elemente kineze. Siç mësohet, këto 4 produktet e fundit do të fillojnë shitje në internet dhe në dyqane fizike qysh prej 23 dhjetorit 2023.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania MUJI për herë të parë merr pjesë në CIIE

Ndërmarrja japoneze MUJI merr pjesë për herë të parë në CIIE dhe ka vendosur një pavijon 400 metrash katrore.

MUJI në CIIE ka sjellë produktet e saj si dhe konceptin e gjelbër për mbrojtjen e mjedisit. Në CIIE, MUJI ka ftuar shikuesit të marrin pjesë në një program mjedisor, duke ndarë “murin e drurit“ të pavijonit në copat e vogla. Vizitorët mund të marrin një copë muri, me të cilin mund të krijohet një kuti druri ose një stol.

Tani, Kina është bërë tregu më i madh i MUJI-së jashtë Japonisë. Kina është vendi i parë në botë që MUJI vendos departamentin e marketingut dhe është vendi i vetëm me departamentin e eksplorimin e produkteve jashtë Japonisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Produktet e reja tregojnë konceptin e gjelbër

Për konceptin e mbrojtjes së mjedisit, edhe kompanitë e tjera ndërkombëtare kanë bërë punë të dukshme. Kjo është hera e 5-të që komania amerikane COACH merr pjesë në CIIE. Këtë herë, ajo ka prezantuar për herë të parë nën-markën e saj “Coachtopia”, çka ka prezantuar premtimet e kësaj marke për zhvillim të vazhdueshëm dhe përpjekjet e saj për krijimin e një eko-sistemi të modës.

Produktet e saj përfshijnë çantë, aksesorë, veshje dhe këpucë, të cilat janë dizejuar me inovacion mjedisor. Çdo produkt ka një pasaportë të posaçme digjitale, me të cilën mund të njihet burimi i lëndëve dhe procesi i restaurimit, riprodhimit dhe riqarkullimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Krahas COACH-it, edhe kompania P&G ka treguar vullnetin e saj për zhvillim të vazhdueshëm në CIIE 2023. Pas pjesëmarrjes me radhë në 4 edicionet e fundit, këtë vit në Shangai, P&G me temën “LifeLab për një jetë të bukur” ka ekspozuar mbi 70 produkte të 20 markave pranë saj. Ndër to, 20 produkte takohen për herë të parë me publikun. Produkti i fundit i shampos Head&Shoulders “Simple” për herë të parë publikohet në tregun kinez. Veçantia e këtij produkti është që për shishe përdoret 35% më pak lëndë plastike dhe kjo shishe është bërë më butë dhe mund të përdoret plotësisht shampoja brenda. Ky është koncepti i gjelbër me përdorim të plotë dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Sivjet është 45-vjetori i reformës dhe hapjes të Kinës. Ekonomia e 2-të e botës tani me veprime dhe masa konkrete po ngul këmbë të ndajë shansin e zhvillimit me tërë botën. Parashikohet që në 5 vitet e ardhshme, tregtia e mallrave dhe import-eksporti i tregtisë së shërbimeve e Kinës mund të mbikalojnë 32 trilionë dollarë dhe 500 milionë dollarë. Me “pazarin global” CIIE, Kina do të lëshojë vazhdimisht favorin e hapjes dhe tregu gjigant i saj do të ofrojë vazhdimisht shanse të reja për tregun botëror. (Jiang Lei)