Çfarë tregoi “thyrja e akullit” midis Kinës dhe Australisë?
2023-11-08 16:22:08


Foto nga VCG

Më 6 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me kryeministrin e Australisë Anthony Albanese, i cili po zhvillon vizitën zyrtare në Kinë. Presidenti Xi thekosi se të dyja palët duhet të nisen nga interesat e përbashkëta, t’i krijojnë marrëdhëniet me barazi, që kërkojnë dakordësi duke lënë mënjanë dallimet si dhe me bashkëpunim me leverdi reciproke. Të dyja palët duhet të nxitin zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës e Australisë. Kryeministri Albanese u shpreh se Australia dhe Kina kanë sisteme të ndryshme politike dhe është normale të  ketë mosmarrëveshje, por këto mosmarrëveshje nuk duhet të kushtëzojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Australia dhe Kina kanë interesa të gjera  të përbashkëta dhe dialogu është zgjedhja më e drejtë.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri  të Australisë në Kinë pas 7 viteve. 50 vite më parë po në fund të tetorit kryeministri i atëkohëshëm i Australisë Edward Gough Whitlam, vizitoi Pekini dhe nxiti thellimin e marrëdhënieve kino-australiane. Në atë kohë, kur vizitoi Tempullin e Qiellit, ai vuri veshin pas Murit të zërit, duke lënë si kujtim një foto klasike. Pas 50 viteve, pothuajse në të njëjtën kohë, Albanese erdhi në Pekin dhe publikoi një fotografi në rrjetet sociale në Sallën e Lutjes në Tempullin e Qiellit.

Vitet e fundit, marrëdhëniet midis Kinës e Australisë kanë shënuar vështirësi. Vizita e Albaneses shpreh deshirën e Australisë për “ thyerjen e akullit” dhe hapjen e përspektivës së re në 50 vitet e ardhëshme në marrëdhëniet kino-australiane.

Foto nga Xinhua

Marrëdhëniet Kinë-Australi kanë qenë prej kohësh në ballë të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të zhvilluara perëndimore. Si partneri më i madh tregtar i Australisë, reforma, hapja dhe modernizimi i Kinës kanë krijuar mundësi të mëdha për Australinë. Por gjatë dy qeverive të mëparshme australiane, ky vend ndaloi 5G të Huawei dhe ka provokuar vazhdimisht Kinën për çështje të tilla si Xinjiang dhe Deti i Kinës Jugore, duke çuar në pengesë serioze marrëdhëniet Kinë-Australi dhe  duke dëmtuar interesat e vetë Australisë.

Në fakt, Kina dhe Australia nuk kanë patur mosmarrëveshje përgjatë historisë dhe nuk kanë patur gjithashtu konflikte interesash themelore dhe mund të bëhen partnerët me besim reciprok, duke arritur  së bashku suksese. Sivjet, Kina dhe Australia zhvilluan bisedime miqësore mbi mosmarrëveshjet tregtare dhe arritën unanimitet për zgjidhjen e tyre. Qeveria australiane deklaroi se kompania kineze nuk  përbën rrezik për qiranë në Portin Darwin. Këto tregojnë se nëse mund të trajtohen mirë mosmarrëveshjet dhe të fokusohen te bashkëpunimi, marrdhëniet kino-australiane mund të zhvillohen në fazën e re.

Gjatë vizitës së kryeministrit Albanese në Kinë ai mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Ekspozitës së Importit. Afro 200 ndërmarrje australiane kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë dhe janë shprehur pozitivisht për tregun e Kinës, duke shprehur dëshirën e madhe për forcimin e bashkëpunimit konkret të të dy vendeve. Warwick Smith, kreu i çështjeve globale në Këshillin Australian të Biznesit, tha se marrëdhëniet e përmirësuara midis dy vendeve do t'i ndihmonin kompanitë të konsiderojnë investime afatgjata.

Foto nga Xinhua

Liderët e të dy vendeve pranuan në këtë takim se në të ardhmen do të shtohet bashkëpunimi në fushat e reja si ndryshimi i klimës dhe ekonomia e gëlbër. Analiza vuri në dukje se si eksportues tradicional i energjisë dhe vend i rëndësishëm i burimeve të litiumit, Australia ka vullnetin dhe kushtet për t’u transformuar në një ekonomi të gjelbër. Kina po promovon modernizimin e stilit kinez dhe  të dy vendet kanë avantazhe plotësuese. Pritet forcimi i bashkëpunimit në këto fusha për të shtuar energji të reja në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar Kinë-Australi.

 Duke kaluar vështirësi, marrëdhëniet kino-australiane po rifillojnë. Shpresohet se në 50 vite të ardhshme, Kina dhe Australia do të ndjekin prirjen e kohës, të nxitin mirëkuptimin dhe besimin në bashkëjetesën paqësore, të realizojnë zhvillimin e përbashkët  me leverdi reciproke. Për këtë vlen të përmendim fjalët e shkruara nga kryeministri Albanese në mediat sociale: “Nuk ka dyshim se kontakti i dy vendeve tona është ende i rëndësishëm”. (Çang Çuo)