Prodhimi i metaleve me ngjyrë në Kinë ruajti një rritje të qëndrueshme
2023-11-08 15:32:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi i metaleve me ngjyrë në Kinë ruajti rritje të qëndrueshme në tre tremujorët e parë të vitit, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Prodhimi i 10 llojeve të metaleve me ngjyrë në Kinë ishte 55.02 milionë tonë gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 6.8 për qind në bazë vjetore.

Vlera e shtuar e industrisë së metaleve me ngjyrë u rrit me 6.2 për qind në bazë vjetore, 2.2 pikë përqindje më e lartë se norma mesatare e rritjes industriale.

Ministria bëri të ditur se Kina do të përshpejtojë zhvillimin dhe përdorimin e burimeve strategjike, do të stabilizojë ofertën dhe çmimet e produkteve kryesore, do të mbështesë kërkimin dhe zhvillimin e materialeve kryesore dhe do të sigurojë rritjen e qëndrueshme të industrive. (Irma)