Tregtia me Amerikën Latine synon të zgjerohet gjithnjë e më shumë
2023-11-07 15:04:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina, Amerika Latine dhe shtetet e Karaibeve synojnë të ndërtojnë një komunitet me një të ardhme të përbashkët dhe të forcojnë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, thanë zyrtarët dhe liderët e biznesit, gjatë Samitit të 16-të të Biznesit Kinë-Amerika Latine, të zhvilluar në Pekin.

 

Kjo ishte platforma e parë institucionale e Kinës për promovimin ekonomik dhe tregtar për Amerikën Latine që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin kinez.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin me Bankën Ndër-Amerikane të Zhvillimit dhe të drejtojmë zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-Amerika Latine drejt një shkalle më të gjerë, në fusha më të gjera dhe në nivel më të lartë”,- deklaroi Ren Hongbin, president i Këshillit të Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.

 

“Pekini po shndërrohet në një qendër ndërkombëtare të konsumit dhe qyteti synon të përmirësojë vazhdimisht shkallën dhe cilësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Amerikën Latine, duke shpresuar që së bashku të thellojnë bashkëpunimin ndërkufitar të turizmit”,- deklaroi Yin Yong, kryebashkiaku i Pekinit.

 

Gjatë Forumit të tretë të “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, të mbajtur muajin e kaluar në Pekin, ndërmarrjet kineze dhe latino-amerikane nënshkruan 26 marrëveshje bashkëpunimi projektesh që përfshijnë një vlerë totale prej 6.23 miliardë dollarë.

 

Amerika Latine është një nga rajonet kyçe për bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve në zhvillim. Aktualisht, Kina është partneri i dytë tregtar më i madh i Amerikës Latine dhe Amerika Latine është destinacioni i dytë më i madh për investimet e huaja kineze, bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Tregtisë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitin e kaluar, vlera totale e tregtisë midis Kinës dhe Amerikës Latine arriti në 485.8 miliardë dollarë, me 7.7 për qind më shumë në bazë vjetore. Sipas Ministrisë së Tregtisë, eksportet kineze të pajisjeve mekanike dhe produkteve të energjisë së re në Amerikën Latine kanë pasur një rritje të shpejtë.

 

Në samit morën pjesë përfaqësues nga Kina dhe 26 shtete të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Gjatë ceremonisë së hapjes, u zbulua Iniciativa për Bashkëpunimin e Biznesit Kinë-Amerika Latine dhe Karaibe.

 

Sipas kësaj nisme, të dyja palët do të nxisin shkëmbimet dhe bashkëpunimin në ekonominë digjitale, duke përfshirë transformimin digjital të industrive tradicionale dhe avancimin e bashkëpunimit bujqësor, pasi janë shumë komplementare në bujqësi dhe perspektiva për bashkëpunim është premtuese.

 

Në samit u tha gjithashtu se Kina dhe vendet e Amerikës Latine do të përforcojnë bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm, duke mbështetur bashkëpunimin turistik dhe duke zhvilluar rrugë dhe produkte të reja turistike të qëndrueshme.

 

“Të dyja palët do të shfrytëzojnë gjithashtu potencialin e ekonomisë së gjelbër duke forcuar bashkëpunimin në energjinë e pastër, transportin me karbon të ulët, ndërtesat që kursejnë energji, teknologjinë e gjelbër dhe veprimet klimaterike”, bëhet e ditur në udhërrëfyesin e propozuar nga iniciativa.

 

Ana Maria Ibanez, nënkryetare e Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim, tha se është e impresionuar nga transformimi i Pekinit qëkur e vizitoi për herë të fundit Kinën 18 vjet më parë.

 

Amerika Latine synon të bëhet një central elektrik i energjisë së pastër dhe të ndihmojë botën të përmbushë objektivat e saj zero.

Sipas Ibanez, transformimi i energjisë së pastër kërkon minerale dhe Amerika Latine pritet të eksportojë minerale me vlerë 50 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2050.