Publikohet "Raporti mbi hapjen botërore 2023"
2023-11-07 15:28:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të dielën u hap në Shangai Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës, ndërsa në Forumin "Hongqiao" të zhvilluar po të dielën, u publikua "Raporti mbi hapjen botërore 2023".

Në raportin thuhet se sipas gjendjes të fundit të hapjes botërore, në vitin 2022, ky tregues është 0.7542, duke u ulur 0.4 % në krahasim me vitin 2021. Hapja botërore ka zgjatur prirjen e uljes që nga viti 2008, duke zgjeruar më tej dallimet në hapjen mes vendeve, rajoneve e sektorëve të ndryshëm. Në raport vihet në dukje njëkohësisht se Kina ka pasur arritje të dukshme në zgjerimin e hapjes dhe treguesi i saj është ngritur në 0.7517 nga 0.6789.

Lidhur me këtë, presidenti i Departamentit Ndërkombëtar të Shëndetit Njerëzor të Kompanisë "Merck" Joseph Romanelli u shpreh: "Kina ka forcuar aftësi e besim dhe ka marrë masa respektive për të promovuar hapjen. Në Forumin e 3-të 'Një brez, një rrugë' për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të zhvilluar muajin e kaluar, Kina ka premtuar zgjerimin e mëtejshëm të hapjes me botën e jashtme. Tani modeli i zhvillimit të sipërmarrjeve me investime të huaja në Kinë ka pasur ndryshime, i cili po avancon nga shitja e thjeshtë në prodhim dhe zhvillim me risi. Ky ndryshim jo vetëm ka nxitur shkëmbimet tekniko-shkencore ndërkombëtare, por edhe ka forcuar përgatitjen e talenteve dhe bashkëpunmimin ndërkombëtar." (Fani)