Foto nga VCG
Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) u hap më 5 nëntor në Shangai të Kinës Lindore. Në Forumin e 6-të Ndërkombëtar Ekonomik Hongqiao që u zhvillua po atë, të ftuarit kinezë dhe të huaj u fokusuan te mënyrat e qeverisjes ndërkombëtare digjitale.
Ekonomia digjitale është bërë një pikë e nxehtë dhe një kufi për zhvillimin ekonomik të botës. Në sesionin paralel për qeverisjen ndërkombëtare digjitale, zhvillimin e sektorit digjital dhe dialogun e lartë për industrinë digjitale globale pranë këtij forumi ndërkombëtar, zv/ministri i Tregtisë i Kinës Sheng Qiuping u shpreh se qeveria kineze i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të ekonomisë digjitale, e ka ngritur atë në strategji kombëtare dhe ka prezantuar një sërë politikash, duke nxitur fuqimisht zhvillim të shpejtë të këtij sektori. Kina po thellon aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar dhe po bashkëndërton një sistem digjital të qeverisjes ekonomike globale.
Foto nga Xinhua
“Kina është e përkushtuar të promovojë krijimin e një strukture globale të qeverisjes digjitale që përmban konsultime të gjera, kontribut të përbashkët dhe bashkëndarje, duke nxitur aktivisht pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Trans-Paqësorit (CPTTP) dhe Marrëveshjen e Parneritetit të Ekonomisë Digjitale (DEPA). Gjatë Forumit të 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të ‘Një brez, një rrugë’, Kina dhe 35 vende publikuan bashkërisht nismën-kornizë të bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomik dhe tregtar mbi ekonominë digjitale dhe zhvillim të gjelbër. Kina ka krijuar mekanizma bashkëpunimi dypalësh për tregtinë elektronike me 30 vende në pesë kontinente. Ndërkohë zona pilot e bashkëpunimit të Rrugës së Mëndafshit që ndodhet në Shangai, do të përputhet me rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare të standarteve të larta, do të zgjerojë hapjen institucionale në fushën digjitale dhe do të krijojë një themel të qëndrueshëm për bashkëpunim ndërkombëtar të ekonomisë digjitale.” - tha zv/ministri Sheng Qiuping.
Foto nga Xinhua
Drejtorja ekzekutive e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë së OKB-së (ITC), znj. Pamela Kirk-Hamilton theksoi në këtë forum që bota sheh çdo ditë mundësitë e mëdha që vijnë nga ndërlidhja digjitale, e cila nxit ndryshime edhe më të thella. Ajo vlerësoi pozitivisht arritjet e mëdha të Kinës në zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë. “Vitin e kaluar, ne pamë propozimin e Kinës për vlerën e shtuar të sektorit të ekonomisë digjitale, e cila duhej të kapërcente 15 trilion juanë deri në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, Kina është gjithashtu një vend lider në botë për sa i përket qeverisjes, zhvillimit të politikave dhe ndërtimit të ekosistemit. Sot kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë daljen e shumë nismave të reja dhe bota po përdor më mirë teknologjitë e reja dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale.” - tha znj. Hamilton.
Në këtë forum, drejtorja e ITC-së për Çështjet e Azi-Paqësorit, Sylvie Bétemps Cochin publikoi një “Raport mbi potencialin e eksportit të vendeve në zhvillim të “Një brez, një rrugë” për në Kinë”. Akademiku i Akademisë kineze të Inxhinierisë dhe drejtor i Laboratorit Zhejiang, Wang Jian mbajti fjalimin me titullin “Inovacioni teknologjik në epokën digjitale”. Shumë menaxherë të lartë të kompanive të njohura shumëkombëshe folën rreth temës “Përshpejtimi i transformimit digjital dhe nxitja e zhvillimit të industrisë digjitale”. Ndërkohë, në këtë forum, u zhvilluan edhe një ceremoni nënshkrimi për projekte të rëndësishme në provincën Zhejiang të Kinës Lindore për konsolidimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes kësaj province dhe ndërmarrjeve ndërkombëtare në ekonominë digjitale dhe teknologjitë e reja.
Foto nga VCG
Të dhënat tregojnë se në 2022-in, shkalla e ekonomisë dixhitale kineze shënoi 51.9 trilion juanë, duke përbërë 42.88 % të GDP-së. Norma e rritjes së ekonomisë digjitale ka arritur 14.07%, që ishte dukshëm më e lartë se norma mesatare e rritjes së GDP-së për të njëjtën periudhë. Ekonomia digjitale është bërë një forcë kyçe që mbështet zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë. Kina po synon që deri në vitin 2027, vlera e prodhimit të ekonomisë digjitale të arrijë në mbi 40% të GDP-së. (Jiang Lei)