Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit në Kinë me temën "Epoka e re, e ardhmja e përbashkët" u hap në Shangai më 5 nëntor. CIIE këtë vit mirëpret mysafirë nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3.400 kompani marrin pjesë në ekspozitë, ndërsa janë regjistruar rreth 410 mijë vizitorë profesionistë, duke shënuar një rekord të ri. Pjesëmarrësit pohojnë se mezi presin të shfrytëzojnë plotësisht mundësitë e reja të sjella nga tregu i madh i Kinës dhe zhvillimi i ri i saj përmes këtij edicioni të CIIE-s.
Foto nga VCG
Në shtator të këtij viti, gjatë vizitës së presidentit të Beninit në Kinë, të dy vendet nënshkruan zyrtarisht një protokoll mbi kërkesat fitosanitare për ananasin e freskët të Beninit të eksportuar në Kinë, duke i dhënë shansin këtij produkti të futej zyrtarisht në magazinat kineze. Në vetëm dy muaj, ananasi i Beninit, i njohur si "buka e ëmbël afrikane", zuri vend në CIIE-n e këtij viti. Ambasadori i Beninit në Kinë, Simon Adowelander, u tha gazetarëve se mezi pret të gjejë partnerë të shumëanshëm, nga kultivimi te shpërndarja, përmes kësaj ekspozite.
Foto nga VCG
Du Bihao është drejtuese e tregut kinez për një kompani ushqimore vietnameze dhe kjo është hera e tretë që vjen në Kinë për të marrë pjesë në CIIE. Ajo u tha gazetarëve se mundësitë e ofruara nga ky eveniment janë shumë përtej tregut kinez. "Ka një mundësi për t’i përhapur produktet dhe markat vietnameze për të gjithë klientët në Kinë, por gjithashtu u jep produkteve tona më shumë mundësi për t'u eksportuar edhe në vende të tjera. Shangai është një qytet i madh dhe ka shumë mundësi që ne të gjejmë produkte të mira dhe t'i kthejmë në Vietnam. Përveç eksportit, ne planifikojmë të importojmë edhe disa produkte. Për shembull, nëse na duhen mallra të mira kineze, mund t'i importojmë dhe t'i shesim në Vietnam".
Për herë të parë këtë vit, Departamenti amerikan i Bujqësisë mori drejtimin në organizimin e një delegacioni për të marrë pjesë në CIIE. Pavijoni i Ushqimit dhe Bujqësisë në ShBA, i përbërë nga 17 ekspozues nga qeveritë shtetërore, shoqatat kombëtare të produkteve bujqësore, eksportuesit e tyre, prodhimi dhe paketimi i ushqimit etj., ka një sipërfaqe stendash prej më shumë se 200 metra katrorë. Media theksoi se ky është delegacioni më i madh i dërguar nga komuniteti bujqësor amerikan në Kinë që nga viti 2016. Brent Boyce, kreu i Shoqatës së Drithërave të ShBA-së, u tha gazetarëve se mezi po pret ardhjen e tij të parë në CIIE: "Këshilli i Drithërave i ShBA-së ka qenë në kontakt me Kinën që nga vitet 1980 dhe ne kemi zhvilluar një marrëdhënie të mirë gjatë katër dekadave të fundit. Ne presim që ky edicion i CIIE-s të vazhdojë të thellojë partneritetin tonë".
Foto nga VCG
Ambasadori i Dominikës në Kinë, Martin Charles, u tha gazetarëve se vendi i tij do të shfaqë produktet e saj të eko-turizmit në CIIE për të lejuar më shumë pjesëmarrës kinezë dhe të huaj që të mësojnë për Dominikën. Ai tha se shumë personalitete ndërkombëtare, të cilët iu drejtuan ceremonisë së hapjes, theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit tregtar ndërkombëtar dhe ai ishte thellësisht dakord me ta. Sipas tij, "Kina nuk është si disa vende të tjera që përpiqen të gëzojnë prosperitet të vetëm. CIIE ofron mundësi që vendet të bashkohen për të ndarë zhvillimin dhe prosperitetin e përbashkët".
Foto nga VCG
Kina është aktualisht tregu më i madh jashtë vendit për grupin japonez “Shiseido”. Edhe kjo kompani ka marrë pjesë në këtë ekspozitë për pesë vite radhazi dhe ka qenë prej kohësh një "mik i vjetër" i CIIE-s. Presidenti dhe administratori i deleguar i kompanisë në Kinë, Umezu Toshinobu, u tha gazetarëve se edhe pse këtë vit është hera e tij e parë që merr pjesë në CIIE që kur u bë CEO i kompanisë në Kinë, kur ishte në selinë qendrore, ai ishte shumë i interesuar për teknologjitë, produktet dhe shërbimet e reja që debutojnë çdo vit në CIIE, të cilat ai i njeh shumë mirë, duke vazhduar t'i kushtojë vëmendje zhvillimit të tregut kinez.
"Befasia ime më e madhe pasi erdha në Kinë ishte kur kuptova se konsumatorët kinezë duan të jenë më të bukur dhe i pëlqejnë shërbimet me efekte më të mira dhe funksione më të avancuara. Si ofrues shërbimi, ne shpresojmë të investojmë në Kinë nga një perspektivë afatgjatë. Rreth 42 vite më parë ne hymë në tregun kinez dhe jemi ende të përkushtuar për rritjen e investimeve në këtë treg. Ne kemi besim të fortë në të ardhmen e ekonomisë kineze".