Marina: Mbi 70 anije kanë hyrë në portet detare të Ukrainës pavarësisht bllokadës ruse
2023-11-05 11:54:23

foto nga VCG

foto nga VCG

Më shumë se 70 anije tregtare kanë hyrë në portet detare të Ukrainës në Detin e Zi, pavarësisht sulmeve ajrore ruse në objektet portuale, bëri të ditur Marina ukrainase.

Dmytro Pletenchuk, zëdhënësi i Marinës, deklaroi se vëllimi i eksportit detar është rritur në rreth 1.5 milionë tonë në muaj, shkruan “ATSH”.

Gjatë marrëveshjes ndërkombëtare që synonte lejimin e eksportit të grurit ukrainas, e cila u mbështet nga Rusia deri në korrik, mesatarja e lejuar ishte 2.8 milionë tonë produkte grurë në muaj.

“Çelësi i trendit rritës është kostoja më e ulët e sigurimit”, tha ai.

Këto kosto regjistruan një rënie pasi transportuesit e parë të mallrave hynë dhe u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të padëmtuara në shtator, pavarësisht nga kërcënimi i bombardimeve ruse.

Ukraina ruan korridorin e anijeve në kundërshtim me një bllokadë detare ruse.

Rusia ka justifikuar përpjekjet e saj për një bllokadë detare për të parandaluar importimin e armëve nga deti në Ukrainë.

Pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm, Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan të ashtuquajturin “korridori i grurit” për gati 12 muaj.

Qëllimi ishte të lehtësohej eksporti i grurit ukrainas në mënyrë që të stabilizoheshin çmimet ndërkombëtare të ushqimeve. (Irma)