Çfarë po paralajmëron Dua Lipa me videon e re në “Instagram”?
2023-11-05 10:15:57

Dua Lipa  (Foto nga instagrami)

Dua Lipa  (Foto nga instagrami)

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa gjatë kësaj kohe ka ngacmuar shumë ndjekësit në llogarinë e saj personale në “Instagram”. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte fshirë të gjitha postimet duke i bërë fansat kuriozë.

U aludua se mund të jetë në përgatitje të një kënge të re apo edhe të një albumi të plotë.

28-vjeçarja së fundi ka publikuar një video, ku shfaqet me një çelës në gojë. Kjo është videoja e vetme e postuar nga artistja e famshme që për pak mori mbi 200 mijë klikime. Në fund u shfaqën edhe disa numra, ndonëse nuk ka zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

Artistja e hitit “Levitating” në muajin gusht njoftoi se është duke punuar për albumin e tretë muzikor, të cilin do ta publikojë në vitin 2024.