Pasi konfirmoi lidhjen, Dafina Zeqiri ndan në rrjetet sociale momentin romantik me të dashurin
2023-11-05 10:18:47

Dafina Zeqiri (Foto nga insaStory)

Dafina Zeqiri (Foto nga insaStory)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u ka dhënë fund aludimeve duke konfirmuar lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin Kreshnik Gjergji, nëpërmjet një postimi në “Instagram”. 

Në fotot e publikuara, çifti shkëmben puthje pasionante, teksa dallohet shkëlqimi në sytë e tyre ndërsa janë pranë njëri-tjetrit. 

Kreshinku dhe Dafina janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe  shpeshherë ndajnë me fansat foto apo video nga lidhja e tyre. 

Së fundi, artistja ka postuar në “InstaStory” një video romantike me të dashurin e saj, i cili pas koncertit e mbante atë në shpinë. 

Krah videos shkruhej: “Pasi po sjell para në shtëpi”.