Ndarja e përbashkët e mundësive të Kinës në CIIE
2023-11-05 15:21:11

foto/VCG

foto/VCG

Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) është gati të mirëpresë pjesëmarrës nga mbarë bota nga 5 deri në 10 nëntor. Në ditët e ardhshme, të ftuar nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare do të marrin pjesë në ekspozitë. Më shumë se 3.400 kompani nga e gjithë bota do të marrin pjesë në ekspozitën e ndërmarrjeve, duke përfshirë më tepër se 1.500 kompani të lidhura apo bashkëndërtuese me nismën “Një brez, një rrugë”. Vlen të përmendet se mes më shumë se 3.400 kompanive, ka mjaft "miq të vjetër” që vijnë në këtë ekspozitë për të gjashtën herë radhazi.

Pse vijnë sërish kaq “miq të vjetër” në ekspozitë?  Sepse "miqtë e vjetër" me të vërtetë gjetën mundësi zhvillimi nga kjo mundësi. Siç tha presidenti i kompanisë gjermane “Kacher Greater” në Kinë, Tang Xiaodong, pëmes ekspozitës u arrit një fitim i dyfishtë, si për përhapjen e ndikimit të markës ashtu dhe rritjes së vëllimit të shitjes. 

Takimi i ri me CIIE-n buron nga mundësitë e rritjes që sjell ky aktivitet: “produket ekspozuese kthehen në produkte të shitura" dhe "ekspozuesit kthehen në investitorë". “Tregu kinez le të bëhet tregu botëror, një treg i përbashkët dhe një treg për të gjithë”. Kina e ka thënë gjithmonë këtë dhe kështu ka vepruar, duke krijuar vazhdimisht hapësira zhvillimi për kompani nga e gjithë bota. Merrni si shembull kompaninë e automjeteve “Hyundai Motor Group”. Që nga pjesëmarrja për herë të parë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës me automjetin me qeliza karburanti hidrogjeni “NEXO” dhe deri në lançimin aktual të versionit kinez “NEXO”,  gjithnjë e më shumë nga automjetet e ekspozuara në CIIE janë shndërruar në automjete të shitura. Edhe identiteti i saj ka ndryshuar, nga një ekspozuese në një investitore që vazhdon të hedhë më shumë kapitale në Kinë. “Kërkesa e larmishme e tregut të Kinës ofron një mjedis tregu me potencialin më të madh.” – tha për CMG-në presidenti i kësaj kompanie në Kinë, Lee Hyukjoon.

foto/VCG

foto/VCG

Ndjenjat e vërteta të ndërmarrjeve të financuara nga jashtë vërtetohen edhe në të dhënat ekonomike kombëtare të Kinës për tre tremujorët e parë. Sipas llogaritjeve paraprake, PBB-ja e Kinës u rrit me 5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shumë më tepër se ekonomitë kryesore të zhvilluara të botës. Midis tyre, rimëkëmbja e konsumit është bërë pika më e rëndësishme, me shpenzimet e konsumatorit final që nxisin rritjen e PBB-së me 4.4 pikë përqindjeje. Për investitorët e huaj, këto shifra nënkuptojnë mundësi të mëdha tregu.

Përveç një tregu të madh me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh dhe më shumë se 400 milionë me të ardhura të mesme, këmbëngulja e qeverisë kineze për të promovuar hapjen ndaj botës së jashtme është një faktor i rëndësishëm në tërheqjen e investorëve nga vende të ndryshme. Në veçanti, bota ka përfituar shumë nga vendosmëria për t'u hapur e demonstruar nga ndërtimi i përbashkët i nismës “Një brez, një rrugë”. Në Ekspozitën Gjithëpërfshirëse Kombëtare të kësaj ekspozite, 64 nga 72 ekspozuesit janë vende që bashkëndërtojnë nismën një “Një brez, një rrugë”. Ditët e fundit, treni i mallrave Kinë-Evropë "CIIE" ka udhëtuar në të gjithë kontinentin Euroaziatik, duke sjellë vazhdimisht mallra nga vendet e “Një brez, një rrugë” për në pavijonet e ekspozimit. 

foto/VCG

foto/VCG

Para hapjes së kësaj ekspozite, si një masë e rëndësishme për Kinën për të mbështetur ndërtimin e përbashkët dhe me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, zona pilot e bashkëpunimit të “Rrugës Dixhitale të Mëndafshit” u miratua për t'u vendosur në Shangai, duke ofruar ndihmë efektive për zhvillimin e shëndetshëm të saj. Shumë ekspozues shprehin optimizmin e tyre, duke besuar se nisma “Një brez, një rrugë” do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë që më shumë partnerë të mund të ndajnë këtë rezultat të dobishëm.

Përveç kësaj, “ndarja globale e përbashkët” e demonstruar nga CIIE, vlerësohet veçanërisht nga “miqtë e vjetër” për ndihmën ndaj vendeve të pazhvilluara dhe mundësitë për t’u rritur së bashku. Për këto vende mes atyre bashkëndërtuese të “Një brez, një rrugë”, ekspozita promovon hyrjen e produkteve të specializuara lokale në tregun kinez, duke ofruar disa kabina falas, subvencione ndërtimi dhe politika tatimore preferenciale.

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës është një praktikë e gjallë e Kinës në promovimin e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Përmes kësaj dritareje, bota ka parë vendosmërinë dhe veprimet e Kinës për t'iu përmbajtur multilateralizmit dhe për të ndarë dividentët e zhvillimit. Kthimi i miqve të vjetër në ekspozitë ka bërë që disa njerëz në ShBA dhe në Perëndim të minojnë të ashtuquajturën “teoria e tërheqjes së kapitalit të huaj" kundër Kinës.  (Fang Xiaoyu/Laçi)