Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit të ri sllovak Fico
2023-11-04 16:11:38

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Qiang i telefonoi të enjten Robert Ficos për ta uruar ngrohtësisht për marrjen e detyrës si kryeministër i qeverisë sllovake.

Kryeministri kinez tha se Sllovakia ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe është një partner i rëndësishëm i Kinës në Bashkimin Evropian dhe Evropën Qendrore e Lindore. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 74 vite më parë, raportet Kinë-Sllovaki janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, me shkëmbime dhe bashkëpunime të frytshme në fusha të ndryshme, duke sjellë përfitime dhe mirëqenie të prekshme për të dy popujt. 

“Unë e vlerësoj shumë kontributin tuaj pozitiv në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Sllovaki dhe jam i gatshëm të punoj me ju për të konsoliduar miqësinë tradicionale, për të rritur besimin e ndërsjellë politik, për të thelluar bashkëpunimin praktik dhe për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në arritjen e më shumë rezultateve të reja.” – tha kryeministri Li. (Fang Xiaoyu/Laçi)