< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kinë, Xinjiang-u përfshihet në listën e zonave të tregtisë së lirë
2023-11-03 16:39:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi projektin e përgjithshëm për Zonën e Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut. Ky është një tjetër zgjerim në listën e zonave të tregtisë së lirë të Kinës. Në vitin 2013, Kina krijoi zonën e saj të parë për tregtinë e lirë në Shangai në pjesën lindore të vendit, ndërsa këtë herë, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit, i cili ndodhet në pjesën perëndimore të vendit, është caktuar si zona e 22-të e tregtisë së lirë në Kinë. Kështu, në Kinë është formuar rrjeti me zonat e tregtisë së lirë që mbulon pjesën lindore, qendrore dhe perëndimore të vendit.

Në projektin e publikuar nga Këshilli i Shtetit, vihet në dukje që “Kina do ta kthejë Zonën e Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut në një zonë shembullore për zhvillimin me cilësi të lartë në krahinat qendrore e perëndimore të vendit”. Ky është një sinjal i qartë që Kina tani po përpiqet për zhvillim të balancuar mes krahinave lindore dhe perëndimore. Ndërtimi i zonës së tregtisë së lirë do të mbështetë krijimin e zonës thelbësore të “Një brez, një rrugë”, çka mund të ndihmojë të krijohet një kanal i artë Azi-Europë dhe një “kështjellë” për hapjen e Kinës drejt Perëndimit.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Mjedisi më i lehtësuar për tregtinë ndërkufitare

Për të arritur këta objektiva strategjike dhe për të siguruar ndërtimin efikas të kësaj zone, në këtë projekt është theksuar që në Zonën e Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut do të ketë më shumë të drejta reformimi dhe do të eksplorohet në mënyrë të thellë një model i ndryshëm zhvillimi.

Ndërkohë, janë qartësuar masat e hollësishme në 25 sektorë, si formimi i mjedisit të mirë të biznesit, ngritja e nivelit të lehtësimit tregtar dhe shtimi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar me vendet e tjera.

Sipas këtij projekti, për një mjedis biznesi të klasit të parë, duhet të nxitet formimi i“qeverisjes digjitale”, me të cilën mund të shtohet efektiviteti i menaxhimit qeveritar dhe të përmirësohen shërbimet qeveritare në mënyrë digjitale, të rregullt dhe inteligjente. Ky program i “qeverisjes digjitale” në zonën e tregtisë së lirë do të bëhet si shembull për mbarë Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit. Krahas kësaj, të gjitha të drejtat e menaxhimit në punët ekonomike në mbarë rajonin, me kërkesa praktike dhe në përshtatje me kushtet e caktuara, do t’i jepen sipas ligjit zonës së tregtisë së lirë. Për sektorin ushqimor, do të zbatohet masa “leje dhe certifikata të integruara”. Për lejen e prodhimit të produkteve kryesore industriale dhe ushqimore, do të përdoret modeli i miratimit direkt me paranjoftim dhe premtim.

Për lehtësimin tregtar, do të shpejtohet ndërtimi i “sporteleve të unifikuara” në tregtinë ndërkombëtare, do të pasurohen shërbimet për tregtinë ndërkufitare në platformat elektronike dhe do të shtohen shërbimet e koordinuara logjistike. Do të shtohet importi i mallrave cilësore bujqësore dhe ushqimore nga vendet e tjera, si vendet e Azisë Qendrore. Do të ndërtohet “kanali i gjelbër” për kalimin e shpejtë të mallrave bujqësore në portet kufitare. Për mallrat burimore të importuara, do të zbatohet në mënyrë eksperimentale modeli me inkurajimin e institucioneve të kontrollit të palës së 3-të, me synim që të shtohet më tej efektiviteti i zhdoganimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Po krijohen sektorë me veçanti lokale

Krahas këtyre masave lehtuese, në Zonën e Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut do të eksplorohen edhe sektorët me veçanti dhe epërsi lokale të këtij rajoni.

Sipas këtij projekti, do të zhvillohet me fuqi të madhe sektori i tekstileve, si prodhimi i veshjeve. Ndërkohë, do të zhvillohet me cilësi të lartë sektori i tesktileve të pambukta e do të krijohet baza kombëtare për prodhimin e fijeve cilësore të pambukut, me synim që të shtohet niveli i punësimit nëpërmjet zhvillimit të sektorit të tekstileve.

Krahas këtij sektori, do të mbështetet edhe zhvillimi i sektorëve që kërkojnë krahë të shumta pune, si prodhimi i veshjeve, montimi i aparateve elektronike, fasoneria etj. Do të përmirësohet në mënyrë të standardizuar dhe në përmasa industriale përpunimi i produkteve me veçanti lokale, si frutat e pyllit, vera e bulmeti, dhe do të bëhen përpjekje të formohen marka me veçanti dhe epërsi lokale.

Ndërkohë, do të mbështetet transferimi i sektorëve që kërkojnë fuqi të madhe punëtore nga krahinat lindore, me synim që të formohet sistemi industrial me veçanti xinjiangase, çka mund të bëjë të shtohet niveli i punësimit, si edhe që të integrohen produktet bazë të vendeve të Azisë Qendrore dhe aftësitë e inovacionit teknologjik dhe të prodhimit të lartë të vendeve europiane.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Ndërlidhje Europë-Azi, hapje drejt Perëndimit

Sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”. Xinjiang gjeografikisht ndodhet në pjesën perëndimore të Kinës, por nëse e shohim hartën e kontinentit euroaziatik, mund të zbulojmë që Xinjiang-u ndodhet në një pikë shumë të rëndësishme, që e ndërlidh tregun kinez me tregun e vendeve të Azisë Qendrore dhe madje me tregun europian.

Në projektin e publikuar nga Këshilli i Shtetit për Zonën e Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut është theksuar që do të nxitet ndërtimi i zonës ajrore ekonomike të Urumqit dhe do të nxitet zhvillimi i përbashkët i portit ndërkombëtar tokësor të Urumqit. Ndërkohë, do të mbështetet transporti rrugor-hekurudhor në linjën Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan, do të eksplorohet transporti i përzier Kinë-Pakistan, do të ndërtohet bashkërisht hekurudha Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan, do të nxitet ndërtimi i sistemit të transportit në portet tokësore, dogana, parqet industriale dhe ndërmarrjet e zonës së tregtisë së lirë. Njëkohësisht, do të shpejtohet modernizimi i porteve ekzistuese, do të shtohet niveli i transportit hekurudhor dhe do të lehtësohet më tej megakanali shumëtransportësh dhe rrjeti bazë logjistik.

Për hapjen drejt Perëndimit, zona e tregtisë së lirë luan një rol unik. Sipas këtij projekti, do të forcohet bashkëpunimi mes Zonës së Tregtisë së Lirë të Xinjiang-ut dhe vendeve të tjera. Do të shfrytëzohet plotësisht mekanizmi i bashkëpunimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe ai Kinë-Azi Qendrore, si dhe platforma ndërkombëtare për bashkëpunimin ekonomik rajonal në Azinë Qendrore (CAREC). Do të zhvillohet me cilësi të lartë Ekspozita Kinë-Euroazi dhe do të eksplorohet organizimi i ekspozitave kombëtare dhe profesionale mes Kinës dhe vendeve bashkëndërtuse të “Një brez, një rrugë”, posaçërisht vendeve të Azisë Qendrore dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Jiang Lei)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree