Xi:Të nxitim shkëlqimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Greqi në epokën e re
2023-11-03 20:00:53

Foto nga VCG

Të premten pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, që po bën një vizitë zyrtare në Kinë.

Xi vuri në dukje se Kina e Greqia janë partnere të ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe partnere të shkëmbimeve ndërmjet qytetërimeve. Pala kineze i kushton rëndësi miqësisë tradicionale me Greqinë dhe është e gatshme që bashkë me palën greke të zbatojnë drejtimin strategjik, hapjen e bashkëpunimin dhe të nxitin shkëlqimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Greqi në epokën e re.

Nga ana e tij, Mitsotakis shprehu falënderim për fjalët e ngrohta e mikpritjen e kryetarit Xi. Greqia dhe Kina kanë lidhje të ngushta ekonomike dhe bashkëpunimi tregtar i të dy vendeve ka një perspektivë të gjerë. "Unë u kushtoj rëndësi të madhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet të dy vendeve. Greqia dhe Kina kanë qytetërime të lashta dhe të dyja vendet kanë shumë për të ndarë me botën dhe mund të mësojnë reciprokisht," theksoi Xi Jinping-u. (Çang Çuo)