Xi:Bashkëpunimi i qyteteve binjake të Kinës e ShBA-së është i frytshëm
2023-11-03 18:16:13

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të premten një mesazh Konferencës së Qyteteve Binjake Kinë-ShBA, duke thënë se bashkëpunimi i ngushtë midis provincave/shteteve binjake dhe qyteteve binjake ka qenë i frytshëm gjatë katër dekadave të fundit.

Themeli i marrëdhënieve ndërmjet Kinës e ShBA-së qëndron te njerëzit dhe burimi i forcës qëndron në miqësinë mes popujve, tha Xi në mesazhin e tij për konferencën e mbajtur në Suzhou në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.

Provincat/shtetet binjake dhe qytetet binjake janë platforma të rëndësishme për thellimin e miqësisë dhe realizimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, tha Xi, duke vënë në dukje se 284 binjakëzime janë formuar që nga binjakëzimi i parë në vitin 1979.

Provincat/shtetet dhe qytetet binjake janë angazhuar në bashkëpunim të ngushtë e produktiv gjatë katër dekadave të fundit, duke sjellë përfitime të prekshme për popujt e të dy vendeve, tha Xi.

Ai theksoi se Konferenca e Qyteteve Binjake Kinë-ShBA është një mekanizëm i rëndësishëm për shkëmbimet vendore dhe ka luajtur rol pozitiv në nxitjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit midis qyteteve binjake.

Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të konferencës që të vazhdojnë të shërbejnë si urë për shkëmbimet në nivel nënkombëtar, duke u mundësuar provincave/shteteve dhe qyteteve të luajnë rol më të madh në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe përmirësimin e mirëqenies së dy popujve.

Konferenca, me temë "Ndërtimi i qyteteve të gjelbra për njerëzit", është bashkorganizuar nga Shoqata e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja dhe provinca Jiangsu. (Çang Çuo)