Tregu i madh i Kinës, rasti i madh i botës
2023-11-02 17:40:14

Foto nga VCG

Frank nga Nepali po përgatitet për pjesëmarrjen në Ekspozitën e 6-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Para 3 viteve, ai hapi një pavijon në këtë ekspozitë për herë të parë, duke filluar biznesin në Kinë.

Biznesmeni nepalez Frank:

“Mendova ta provoja ekspozitën tre vjet më parë. Pasi kam marrë pjesë në ekspozitë për tre vjet, tani kam hapur një pavijon prej 168 metrash katrorë. Fabrika ime e vogël në Nepal është bërë e madhe. Tregu kinez me të vërtetë paraqet më shumë mundësi.”

Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai. Në këtë ekspozitë do të mirëpriten mysafirë nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3 00 ekspozues dhe 394 000 vizitorë profesionistë janë regjistruar. Numri i kompanive të listës “Fortune 500” dhe kompanive kryesore të industrive përkatëse që marrin pjesë në ekspozitë ka arritur në 289, numri më i lartë në historinë e Ekspozitës së Importit.

Lars Eckerlein, menaxher i përgjithshëm, Kompania ABB (Kinë):

“Jemi shumë krenarë që po paraqesim më shumë se 50 nga produktet tona të përparuara dhe zgjidhjet digjitale në Ekspozitën e Importit. Pra, një gamë e tërë zgjidhjesh [janë] fokusuar në energjinë e pastër, qytetin e zgjuar, prodhimin e zgjuar, por edhe transportin e gjelbër.”

Zhou Wen, drejtor biznesi i departamentit të CT-së në "Siemens Healthineers"

“Ne kemi marrë pjesë në ekspozitë për gjashtë vjet radhazi, sepse mendojmë se Ekspozita e Importit jo vetëm që shërben si një platformë për të ekspozuar produkte dhe teknologji të reja, por gjithashtu ndihmon në nxitjen e komercializimit të tyre.”

Si ekspozita e parë në nivel kombëtar me temën e importit, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës mendohet si një platformë e rëndësishme  që kompanitë e huaja të zhvillohen në tregun kinez. Nëpërmjet Ekspozitës së Importit, kompanitë e huaja mund të njohin thellësisht tregun kineze dhe të prezantojnë mallrat e përshtatshme për kompanitë kineze dhe konsumatorët kinezë.

Rafael Cervone Netto, zv.presidenti i Federatës Industriale të shtetit São Paulo të Brazilit:

“Pjesëmarrësit mund të shëtitin në sallat e ekspozitës për të kërkuar treg, gjë që do t'i ndihmojë  ata edhe të kenë mundësi të njohin mirë kulturën lokale, për të përcaktuar produktet e çmimet e tyre dhe për t'i transformuar produktet. ”

Carsten Boyer Thogersen, Ish-konsulli i përgjithshëm i Danimarkës në Shangai dhe Guangzhou

"Ky është një panair për t'i ndihmuar kompanitë e huaja të shesin në tregun kinez. Sepse tani tregu kinez i konsumit është shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm."

Ekspozita e Importit është bërë një dritare e formimit të modelit të ri të zhvillimit të Kinës dhe platformë e nxitjes së hapjes me nivel të lartë. Kina është e përkushtuar për krijimin e një ekonomie botërore të hapur dhe për të ndarë së bashku me botën potecialet dhe rastet e zhvillimit. Sipas statistikave të Ministrisë së Tregtisë, sivjet nga janari deri në shtator, numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja në Kinë arriti në 37 814 dhe përdorimi real i investimeve të huaja nga industria e prodhimit ishte 262 miliardë e 410 milionë juanë, duke u rritur shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vicentiu Gheorghe,President Nderi i Shoqatës ChinaRo:

“Mjedisi i biznesit në Kinë është përmirësuar shumë dhe zhvillimi me cilësi të lartë po nxitet më tej. Ekspozita është dritarja e hapjes së Kinës me nivel të lartë ndaj botës."

Volodymyr Urusov, profesor i asociuar, Departamenti i Historisë, Universiteti Kombëtar "Taras Shevchenko" i Kievit:

“Ekspozita e Importit është një platformë e rëndësishme që bota të njohë Kinën dhe Kina botën, si edhe një nga platformat ku ndërmarrjet e huaja mund të ndiejnë vendosmërinë e Kinës për hapje.”

Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit të Hesenit, Gjermani:

“Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është shumë tërheqëse dhe ka simbolikë të rëndësishme, sepse është një praktikë e suksesshme e zhvillimit të madh të hapjes ndaj botës.”

Kok Ping Soon, Kryezyrtar Ekzekutiv, Federata e Biznesit e Singaporit:

“Mendoj se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është një kontribut shumë i rëndësishëm i Kinës për globalizimin.Është një demonstrim i përkushtimit të Kinës për liberalizimin e vazhdueshëm të tregtisë, për lehtësimin e investimeve dhe hapjen e ekonomisë së saj të konsumit ndaj botës.”(Çang Çuo)