Është një ditë e qetë, fillim vjeshte në Pekin, dhe vlogerja 25-vjeçare tuniziane Derouiche Asma shëtit përgjatë lumit Liangma. Me aparatin e saj në dorë, ajo kap atmosferën e relaksuar teksa njerëzit shëtisin dhe vrapojnë në mënyrë të rastësishme buzë lumit.
“Pekini është i mrekullueshëm dhe romantik, me një bashkëjetesë harmonike të qytetit dhe natyrës”,- tha Asma, e cila jeton në Kinë prej më shumë se një viti.
Ajo e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj të lirë duke ecur nëpër Pekin, duke fragmentuar skena të përditshme që ajo beson se kapin më së miri traditat dhe vitalitetin e kryeqytetit kinez.
foto nga VCG
Këtë verë, e etur për t'u zhytur më tej në kulturën kineze dhe për të zbuluar peizazhet e saj të ndryshme, ajo udhëtoi edhe në provincën Shaanxi dhe në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme. Për Asman, blogjet e saj u ofrojnë shikuesve një mënyrë unike për të eksploruar dhe kuptuar Kinën.
“Babai im e pëlqen shumë Kina. Ai më tha se Kina është zhvilluar shumë shpejt. Sipas tij, do të kisha më shumë mundësi pune nëse do të studioja kinezisht. Unë me të vërtetë dua që ai të vijë këtu dhe ta përjetojë vetë vendin”,- tha Asma.
Tunizia, e cila ndodhet në pjesën veriore të kontinentit afrikan, ka një qytetërim të pasur e të lashtë dhe turizmi luan një rol kryesor në ekonominë e saj.
Në shkurt 2017, Tunizia zbatoi një politikë pa viza për turistët kinezë. Babai i Asma-s punon në sektorin e turizmit në Tunizi dhe pasi kishte shijuar dividentët e vizitave turistike kineze në vendin e tij, ai e inkurajoi Asma të mësonte kinezisht.
foto nga VCG
Në vitin 2018, kur Asma filloi të studionte kinezisht në një universitet në Tunizi, ajo ishte në gjendje të ndihmonte me biznesin e familjes si përkthyese e babait të saj.
“Nisma “Një brez, një rrugë” ka pasur një ndikim të mirë në vendin tim, veçanërisht për familjen time. Kina na ka ndihmuar të ndërtojmë infrastrukturën dhe marrëdhënia mes dy vendeve është bërë tepër e thellë. Jam shumë krenare që flas kinezisht”,- tha Asma.
“Një brez, një rrugë” ka nxitur më shumë kompani kineze të investojnë në Tunizi, duke sjellë mundësi të reja dhe më shumë vende pune për vendësit.
foto nga VCG
Shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Tunizisë po shtohen dhe më shumë kinezë kanë filluar të shkojnë në Tunizi për të mësuar arabisht dhe anasjelltas, vuri në dukje ajo.
Vloget e saj ndiqet shumë nga shikuesit jashtë shtetit, sidomos videot e saj duke festuar me miqtë kinezë në festat tradicionale.
“Shpresoj që të dy vendet mund të arrijnë një bashkëpunim më të gjerë. Në të ardhmen, unë mund t'u mësoj gjuhën kineze studentëve tunizianë dhe të bëhem një urë lidhëse midis dy vendeve”,- tha Asma.