Në Londër u zhvillua një event për të promovuar çajin e zonës Fujian në Kinë për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar. Vitet e fundit fushata promovuese ka mbërritur në më shumë se 14 vende në Evropë dhe Azi, duke u nënshkruar një sërë marrëveshjesh me kompanitë lokale. Në eventin promovues në Londër, gjashtë kompani të prodhimit të çajit Fujian nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me tregtarët në Mbretërinë e Bashkuar.
China Daily
Eventi në Londër promovon çajin e Fujian
Një event promovues që prezanton produktet e çajit dhe kulturën e çajit nga provinca Fujian e Kinës juglindore për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua javën e kaluar në Londër.
Veprimtaria, e bashkorganizuar nga Departamenti provinciale i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale Fujian dhe “Daily Newspaper Group Fujian”, përfaqëson një pjesë të përpjekjeve të provincës për të promovuar eksportet e çajit Fujian, me evente të ngjashme që do të organizohen këtë vit në Malajzi dhe Singapor.
Që nga viti 2016, fushata promovuese ka mbërritur në më shumë se 14 vende në Evropë dhe Azi, duke u nënshkruar një sërë marrëveshjesh me kompanitë lokale, me shumën e bashkëpunimit që arrin në 2.991 miliardë juanë (408 milionë dollarë).
Në eventin promovues në Londër, gjashtë kompani të prodhimit të çajit Fujian nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me tregtarët në Mbretërinë e Bashkuar.
Chen Mingwang, drejtor i përgjithshëm i Departamentit provincial të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, theksoi për të pranishmit aftësitë e Fujian-it në prodhimin e çajit dhe marrëdhënien e gjatë të tregtisë së çajit midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Chen tha se provinca, si prodhuesi kryesor i çajit në Kinë, ka një vendndodhje gjeografike të përshtatshme, me klimën bregdetare dhe tokën pjellore që ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për prodhimin e një shumëllojshmërie të madhe çajrash, nga çaji oolong, çaji i bardhë, çaji i zi deri te çaji i jaseminit.
Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar filloi të mësonte për çajin kinez në vitet 1650, kur çaji jeshil shërbehej si një risi në kafenetë e Londrës, ndërsa popullariteti i çajit në vend mund t'i atribuohet Katerinës së Braganzës, vajzës së mbretit portugez John IV, e cila u martua me mbretin Charles II të Britanisë në vitin 1662 dhe e çoi zakonin e pirjes së çajit nga Portugalia në Oborrin britanik.
China Daily
“Shpresojmë që me çajin si lidhje, Kina dhe Britania e Madhe të mund të forcojnë vazhdimisht bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe shkëmbimet kulturore dhe të hapin një kapitull të ri për miqësinë kino-britanike”,- tha Chen.
Bao Ling, ministër këshilltar i Ambasadës së Kinës në Britani, vuri në dukje marrëdhëniet tregtare të qëndrueshme dhe të lulëzuara kino-britanike, duke datuar që nga tregtia e çajit në shekullin e 17-të përmes Rrugës Detare të Mëndafshit deri në ditët e sotme.
Në fund të majit 2023, stoku total i investimeve të dyanshme Kinë-Britani arriti në 54.63 miliardë dollarë, një rritje prej më shumë se 12 miliardë dollarë nga periudha para pandemisë, sipas Bao.
“Kina është një partner tregtar i besueshëm me një treg të madh dhe politika të qëndrueshme. Ne mirëpresim që vendet nga mbarë bota, përfshirë Britaninë e Madhe, të ndajnë mundësitë e zhvillimit me ne”, tha ministri.
China Daily
Andrew Seaton, shefi ekzekutiv i Këshillit të Biznesit Kinë-Britani, deklaroi se marrëdhënia tregtare mes dy vendeve, megjithëse ka përjetuar një periudhë të vështirë, po ecën në një drejtim më pozitiv. “Është interesante që vitin e kaluar tregtia dypalëshe Kinë-Britani theu një rekord të ri, rreth 110 miliardë paund (136 miliardë dollarë).
Personalisht, mendoj se shkëputja do të ishte shumë e dëmshme si për ekonominë kineze ashtu edhe për atë britanike. Mënyra më e mirë për të kundërshtuar një mendim të tillë është të sigurohemi që marrëdhënia tregtare të sjellë përfitime të vërteta për popujt e të dy vendeve”, tha Seaton.
Sipas tij, Fujian luan një rol të rëndësishëm në këtë marrëdhënie dhe sigurisht, çaji është një element kyç në lidhjen mes Britanisë dhe kësaj zone të Kinës.