Foto nga VCG
Kontingjenti i pestë i mostrave eksperimentale të shkencës hapësinore nga Stacioni Hapësinor i Kinës u kthye me anijen kozmike me astronautë “Shenzhou-16” dhe iu dorëzua shkencëtarëve të martën.
Kapsula e rihyrjes e anijes kozmike “Shenzhou-16”, me tre astronautë kinezë në bord, u ul të martën në mëngjes në vendin e zbritjes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore.
Kjo kontingjent përfshin 22 mostra nga 19 eksperimente. Mostrat që lidhen me jetën përfshijnë qelizat e mëlçisë, proteinat, acidet nukleike, bimët, farat dhe mikroorganizmat. Ndërkohë, mostrat që nuk lidhen me jetën janë të gjitha aliazhet e titanit, gadoliniumit, kobaltit, hekurit, nikelit dhe beriliumit.
Pesha totale e mostrave është rreth 25 kilogramë.
Mostrat e lidhura me jetën u janë dorëzuar shkencëtarëve në Qendrën e Teknologjisë dhe Inxhinierisë për Përdorimin e Hapësirës të Akademisë Kineze të Shkencave, të cilët do t’i klasifikojnë dhe do t'i krahasojnë ato me mostrat përkatëse tokësore.
Biologët do të mësojnë gjithashtu se si rrezatimi në hapësirë ndikon në sistemin gjenetik për të ndërtuar pajisje më të mira mbrojtëse. Mostrat mund t’i ndihmojnë gjithashtu biologët të kërkojnë origjinën e jetës.
Ndërkohë, mostrat, së bashku me kapsulën e rihyrjes, do të transferohen në Pekin, ku do të analizohen nga shkencëtarët. Ato mund të ndihmojnë inxhinierët të zhvillojnë pjesë të rëndësishme për termocentralet bërthamore të Kinës, transferimin e energjisë me tension të lartë, paketimin e mikroçipave, motorët e raketave dhe pajisjet e uljes së avionëve. (Çang Çuo)