Xi dërgon mesazh urimi për mbrëmjen gala të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë
2023-10-25 15:24:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dërgoi të mërkurën një mesazh urimi për mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve, të zhvilluar prej Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë.


Në mesazhin e tij, Xi shprehu vlerësimin për përpjekjet e vazhdueshme të këtij komiteti për nxitjen aktive të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si edhe uroi dr. Henri Kisingerin lidhur me marrjen e çmimit.


Kreu i shtetit kinez vuri në dukje që, si dy fuqi të mëdha botërore, fakti nëse marrëdhëniet ndërmjet Kinës e ShBA-së do të ndjekin kursin e duhur apo jo ka lidhje të ngushtë me paqen e zhvillimin e botës dhe me fatin e të ardhmen e njerëzimit. Pala kineze, në bazë të tre parimeve të respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, është e gatshme të nxitë bashkë me palën amerikane bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, të menaxhojë në mënyrën e duhur dallimet, të përballojë sfidat globale me përpjekje të përbashkëta dhe të krijojë përfitime për të dy vendet dhe tërë botën. “Shpresojmë që Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe miqtë e qarqeve të ndryshme të vazhdojnë të mbështesin marrëdhëniet kino-amerikane dhe të luajnë një rol konstruktiv për zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të këtyre marrëdhënieve,” tha Xi në mesazhin e tij.


Po atë ditë, edhe presidenti amerikan Joe Biden dërgoi një mesazh urimi për këtë  mbrëmje gala. (Jiang Lei)