Anija kozmike kineze "Shenzhou-17" do të niset të enjten
2023-10-25 14:34:15

Anija kozmike me astronautë "Shenzhou-17" do të niset më 11:14 të së enjtes sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës në një konferencë shtypi të mërkurën. 

Foto nga CMSA

Astronautët kinezë Tang Hongbo, Tang Shengjie dhe Jiang Xinlin do të kryejnë misionin në Stacionin  Hapësinor Kinez, tha Agjencia. 

"Shenzhou-17" do të presë dhe do të lidhet me anijen kozmike të mallrave "Tianzhou-7" e anijen kozmike "Shenzhou-18" gjatë misionit të vet dhe do të kthehet në vendin e zbritjes "Dongfeng" në shkretëtirën e Gobit në rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore prillin e ardhshëm.